Situatë e tensionuar në Veri, a po përgatiten barrikada të reja atje?

Autori: Gazeta inFokus
13:32 | 26 May 2023
Serbët duket se kanë një plan për ta tensionuar situatën në Veri të vendit, në përpjekje për ta penguar punën e kryetarëve të rinj të komunave. Alarmi është ndezur, e qytetarët kanë filluar të mblidhen para kuvendeve komunale në katër komunat me shumicë serbe. Burime të Express thonë se autobusët që ishin nisur për të marrë pjesë në mitingun e Vuçiqit në Beograd që mbahet sonte, kanë marrë urdhër që të kthehen. A po përgatitet skenari i kohë pas kohshëm serb atje; vendosja e barrikadave?
Serbët e Veriut kanë ndezur alarmet në pjesën Veriore të Mitrovicës, që ndryshe është thirrje për banorët që të mblidhen. Këto janë informatat e para nga pjesa problematike e vendit.
Duke reaguar pas betimit të Kryetarit të Mitrovicë së Veriut Erden Atiq, Lista Srpska, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, pa ofruar prova, ka paralajmëruar serbët nga 1 qershori, “do ta mbrojnë veten me të gjitha mjetet” për të ndalur represionin.
Mediat lokale atje, shkruajnë se janë mbledhur tashmë qytetarët para kuvendeve komunale. Kjo ndodh disa ditë pasi që të paktën dy nga katër kryetarët e komunave më shumicë serbe dhanë betimin; bëhet fjalë për kryetarë joserbë, që dolën nga zgjedhjet të cilat serbët i bojkotuan.
Burime të Gazetës Express thonë se Aleksandër Filipoviq është parë para objektit të komunës së Leposviqit. Të njëjtat burime nga sektori i sigurisë së Kosovës, thonë se Filipoviq dyshohet se udhëheq pjesëtarët serbë të Policisë së Kosovës që tashmë kanë dhënë dorëheqje nga ky insitutucion.
“Ekzistojnë dyshime se serbët po përgatiten për të vendosur barrikada të reja në Veriun e Kosovës”, tha për Express një burim nga sektori i sigurisë.
Policia e Kosovës, para pak çastesh, ka treguar se cfarë po ndodh atje.
““Policia e Kosovës (PK), sipas autorizimeve ligjore dhe kushtetuese po ndërmerr veprimet e saja policore në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe ndërmarrjen e masave policore me qëllim të parandalimit të të gjitha veprimtarive kriminale që paraqiten në vend. Sipas detyrës zyrtare, sot Policia e Kosovës është duke asistuar kryetarët e komunave veriore Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse”, thuhet në njoftim të policisë.
Ndryshe, Vucic sonte në Beograd pritet ta mbaj një miting, në fakt një anti-miting ndaj mitingjeve masive të Opozitës së atjeshme. Ishte paralajmëruar se dhjetëra autobus nga Kosova do të shkojnë atje në përkrahje të Presidentit serb. Por, burime të Express thonë se tashmë të njëjtit janë urdhëruar që të rrijnë në Kosovë; si duket për t’i përdorur të njëjtit për lojërat e tij në Kosovë.

Të tjera
-
Kam ndryshuar krejtësisht dhe kam bërë sakrifica që nuk i imagjinoni” -Grida Duma rrëfen gjithçka jetën e saj private
Prezantuesja e njohur shqiptare, Grida Duma, ka folur për herë të parë rreth ...
-
Kadrijaj – Deharit: Kushtetuesja e tha se votimi duhet të kthehet në praktikat e mëhershme
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se Gjykata Kushtetuese në aktvend...
-
Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Bessent, thotë se Musk duhet të qëndrojë larg politikës
Një ditë pasi Elon Musk përshkallëzoi grindjen e tij me Donald Trump dhe njof...
-
Cakolli thotë se VV po insiston në votim të fshehtë, procedurë që ka dështuar 34 herë
Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar pasi kryesuesi i seancës Avni Dehari shkroi ...
-
Mefail Bajqinovci i lutet Lutfi Hazirit: Ani bre Lutë hajde në koalicion
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, e ka lutur publikisht Lu...
-
“Kujt po i thu hajn”? Pamje të reja nga rasti i Driton Krasniqit që u rrah nga policët në Klinë
Janë publikuar pamje të reja që hedhin dritë mbi incidentin e rëndë ku qyteta...
-
AKK: Ministria e Financave po bllokon vlerësimin e pronave, rrezikohet zhvillimi lokal
Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka ...
-
Musliu: Serbia po e përdor rrjetin MTS për të destabilizuar Kosovën
Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka akuzuar Serbinë për përdorim të rrjetit ...
-
Bajrami: LVV po e çon vendin drejt përmbysjes së rendit kushtetues
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar...
-
Kujtime në Zingjirë: Një Zhgandërr për Gratë e Heshtura
ZHGANDËRR - Një video eksperimentale e cila përmes këngëve tradicionale dhe k...
-
Redžepit i besohet edhe një mandat nga partia boshnjake
Emilija Redžepi është rizgjedhur kryetare e Nova Demokratska Stranka (NDS) në...
-
Gjermani: Mijëra punëtorë nuk e përballojnë jetesën vetëm me pagë
Në Gjermani, gjithnjë e më shumë persona që punojnë me kohë të plotë po detyr...