Lajme

Situata politike, zëvendësambasadorja e SHBA-së i shkon Bashës në zyrë

Autori: Gazeta inFokus 12:27 | 06 March 2019

Zëvendësambasadorja e SHBA-së në Shqipëri , Leyla Moses-Ones ka nisur një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Nuk ka ende detaje për qëllimin e këtij takimi, por ai vjen një ditë pas protestës që mbajti opozita përpara Parlamentit të Shqipërisë, e ndërkohë që zyrtarizoi në KQZ refuzimin e mandateve të kandidatëve vijues në listat shumëemërore për deputetë.

Mësohet se pas Bashës zyrtarja do të zhvillojë një takim edhe me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera