Situata në veri, Jashari: Jemi të gatshëm t’i dalim zot vendit tonë

Autori: Gazeta inFokus
12:13 | 13 December 2022
Ish-kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka thënë se Kosova si shtet i pavarur, është ndërtuar mbi parimet demokratike që sigurojnë liri dhe të drejta të plota për secalin qytetarë të saj, pa dallim.
Në një postim të bërë në Facebook, Jashari thotë se me të drejtat që ua kemi garantuar me kushtetutë komuniteteve pakicë, kemi dhënë shembull në Evropë dhe botë sa i përket respektimit të lirive dhe të drejtave në shkollim, punësim, pjesëmarrje në qeverisje.
“Shtetin tonë nuk mund të kërcenojë dhe as cenojë askush nga Serbia, ne jemi të gatshëm si shtet por edhe si shoqëri që t’i dalim zot vendit tonë, në jetësim të amanetit të heronjve, dëshmorëve e martirëve të lirisë”, ka shkruar mes tjerash Jashari.
Statusi i plotë:
Republika e Kosovës si shtet i pavarur, është ndërtuar mbi parimet demokratike që sigurojnë liri dhe të drejta të plota për secilin qytetar të saj, pa dallim.
Veprimet e fundit të shtetit tonë, policisë së shtetit nuk duhet të shikohen e gjykohen ndryshe pos si zbatim i detyrave të përcaktuara nga kushtetuta jonë e të njohura edhe me konventa nderkombëtare. Shtrirja e sovranitetit shtetëror në çdo cep të territorit është obligim që duhet realizuar medoemos.
Si shtet i ri, nga negociatat e shumta që kemi pasur kemi bërë kompromise të dhimbshme në emër të ruajtjes së paqes, stabilitetit rajonal dhe miqësisë nderkombëtare.
Me të drejtat që ua kemi garantuar me kushtetutë komuniteteve pakicë, kemi dhënë shembull në Evropë dhe botë sa i përket respektimit të lirive dhe të drejtave në shkollim, punësim, pjesëmarrje në qeverisje etj.
Pra kemi dhënë aq shumë në luftë dhe në paqe, e po ashtu edhe në tavolinë në negociata e bisedime dhe tani e vetmja gjë që duhet bërë është ofrimi i sigurisë për banorët në veri dhe zhvillimi i kësaj pjese të vendit nëpërmjet punësimit dhe krijimit të perspektivës për të gjithë pa dallim.
Njëkohësisht Evropa dhe mekanizmat tjerë nderkombëtar duhet të shohin politikën destruktive të Beogradit dhe të merren seriozisht me kërcënimet e Serbisë dhe atyre që ende jetojnë me iluzione e propaganda të Millosheviqit të cilat rrezikojnë stabilitetin e ballkanit dhe me gjerë. Barrikadat në veri duhet të largohen menjëherë, qytetarët atje nuk duhet të vazhdojnë të mbahen peng nga politika e Beogradit.
Shtetin tonë nuk mund të kërcenojë dhe as cenojë askush nga Serbia, ne jemi të gatshëm si shtet por edhe si shoqëri që t’i dalim zot vendit tonë, në jetësim të amanetit të heronjve, dëshmorëve e martirëve të lirisë.
Në gjithë këtë rrugë, jetike mbetet unifikimi i spektrit politik në vend për të përmbyllur këtë kapitull, në koordinim të plotë me SHBA-të dhe shtetet e Evropës e botës demokratike.
Krenar me Policinë tonë që pavarësisht rrethanave qendrojnë në shërbim të shtetit dhe sigurisë së qytetarëve të Kosovës.

Të tjera
-
Putin dhe Macron zhvillojnë bisedën e parë pas gati tri vjetësh, presidenti francez bën thirrje për armëpushim në Ukrainë
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e zhvilloi një telefonatë “të rëndësishm...
-
Miratohet në Senat “Projektligji i madh dhe i bukur” i Trump
Pas pothuajse 27 orësh dhe 46 votave për amendamentet, republikanët e Senatit...
-
Takimi me Netanyahun javën e ardhshme, Trump jep detaje rreth temave që do të diskutohen
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të martën se do të ...
-
Nga sot nis mbulimi i policës kufitare për mërgimtarët, mund të merret falas në të gjitha pikat kufitare
Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njo...
-
Prattipati në 249-vjetorin e pavarësisë: E kuptojmë rrugëtimin e Kosovës – historia juaj ngjan me tonën
E ngarkuara me punë në Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati, ka t...
-
Shfaqej me ar*më në foto, Policia arreston një burrë në Shtime – i gjenden uniforma ushtarake në shtëpi
Policia e Rajonit të Ferizajt ka arrestuar një burrë në fshatin Reçak të Shti...
-
Rama njofton për nisjen e zbatimit të plotë të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për pensionet
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se nga sot ka nisur zbatimi ...
-
Kurti konfirmon pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga presidentja: Kam marrë pjesë më herët e do të marrë edhe tash
Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ko...
-
Rihapet rruga për në Merdare, përfundon bllokada e protestuesve serbë
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga në drejtim të Pikë...
-
Serbët bllokojnë rrugën drejt Merdarës
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se të mërkurën, nga ora 18:...
-
S’respektuan urdhrat e policisë, arrestohen gjashtë persona në veri
Janë arrestuar gjashtë persona në veri të vendit, pasi të njëjtit nuk kanë re...
-
Rohde prezent në ceremoninë e ndërrimit të komandës gjermane të KFOR-it
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka marrë pjesë në cere...