Situata e krijuar në veri, Haliti thotë se Kurti ra në grackën e Vuçiqi

Autori: Gazeta inFokus
16:03 | 28 May 2023
Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti tha se Qeveria e Kosovës ka rënë në grackën e përgatitur nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.
Sipas tij, Vuçiq ka pasur si qëllim që të shkaktoheshin këto trazira në mënyrë që të shmangte dialogun.
“Mua më duket se qeveria jonë ka rënë në grackën e Vuçiqit, për të krijuar probleme me qëllim që ata të mos e vazhdojnë dialogun. Me 100 vota mua më duket e vështirë për të funksionuar si institucion në një vend ku më shumë se 90% janë qytetar të komunitetit serb dhe për më tepër janë të dëgjueshëm ndaj Beogradit, e kur them këtë mendoj se situata mund të ndikojë negativisht”, tha ai për Euronews Albania.
I pyetur se nëse kjo situatë mund të ndikojë në Marrëveshjen e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë, Haliti tha se për një kohë, Vuçiq do të mungojë në takime.
Megjithatë, ai theksoi se nuk ka arsye që bisedimet të ndërpriten.
“Unë mendoj se do mungojë Vuçiçi në takime për një kohë e më pas do vazhdojnë bisedimet, pasi nuk ka kuptim të mos vazhdojnë bisedimet. Problemi është a do pranohet kjo qeverisje dhe a do pranohen kryetarët e komunave të zgjedhur vetëm nga votat e shqiptarëve dhe komuniteteve pakicë dhe si do vazhdojë kjo. A do vazhdojë kjo me policë? Kujt do i shërbejë kjo?”, u shpreh Haliti.

Të tjera
-
FSK përgatitet për sfida në luftë urbane dhe terrene të minuara
Forca e Sigurisë së Kosovës ka përmbyllur me sukses kursin bazik për “Xhenier...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot mjaft i ngrohtë. por me erëra nga jugperë...
-
Dialogu e integrimi evropian, çfarë mund të pritet nga Kryediplomati i ri i Gjermanisë
Me Johann Wadephul në krye të ministrisë së Jashtme, Ballkani Perëndimor mund...
-
Gabimi i burgut në Francë: I dënuari i liruar gabimisht zhduket
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një burg në qytetin perëndimor të Bordo...
-
Vazhdon shtrenjtimi i produkteve, rritet kostoja e jetesës së qytetarëve
Çmimet e produkteve ushqimore si dhe mallrave të tjera po vazhdojnë të rriten...
-
Anëtarësimi në KiE, Kosova jashtë agjendës për mbledhjen e komitetit të Ministrave që mbahet javën e ardhshme
Kosova nuk pritet të jetë në agjendë për anëtarësim në Këshillin e Evropës as...
-
Trump për foton si Papë: Nuk kam asnjë lidhje me të
Presidenti amerikan, Donald Trump është pyetur në lidhje me fotografinë e tij...
-
Studentët serbë kërkojnë shpërndarjen e Kuvendit dhe zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Studentët nga të gjitha universitetet në Serbi kanë bërë një kërkesë të drejt...
-
Haziri për ofertën e Kurtit: Ju siguroj që sonte LDK-ja nuk vonohet
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në emisionin Rubikon, te Adriatik Kelmendi...
-
Muhaxheri komenton letrën e Kurtit: Si kur iu lutke profesorit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gazmend Muhaxeri, ka thën...
-
Familja e dëshmorëve Fazliu në pritje të kthimit nga Haga të kryefamiljarit të tyre
Mban emrin e xhaxhai të tij i cili vdiq afër dy vite para se të vinte në jet...
-
VV-ja pret përgjigje pozitive për letrën që Kurti ia dërgoi Abdixhikut
Deputetja së LVV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka folur për dështimin e seanc...