Lajme

Siria raporton 39 viktima nga kolera

Autori: Gazeta inFokus 14:23 | 05 October 2022

Ministria e Shëndetësisë në Siri ka regjistruar 39 vdekje nga kolera dhe rreth 600 raste tjera.

Shpërthimin e kolerës në shtetin e shkatërruar nga lufta, Kombet e Bashkuara e kanë cilësuar si ‘shpejt të përhapur’, shkruan AFP, transmeton Klan Kosova.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë, 594 raste janë regjistruar në 11 nga 14 provincat që nga muaji i kaluar.

-Advertisement-

“Situata po evoluon shumë shpejt në vendet e prekura dhe po shpërndahet në zona të reja”, paralajmëroi Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO).

Shumica e viktimave janë në provincën veriore të Aleppos dhe nuk u bë menjëherë e qartë nëse të vdekurit janë përfshirë në të gjitha regjistrimet e rasteve.

Ky është shpërthimi më i madh i kolerës në Siri brenda një dekade.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera