Sport

Sir Axel Fergunson tregon emrin e futbollistit që e meriton ‘Topin e Artë’ për vitin 2021

Autori: Gazeta inFokus 17:08 | 14 October 2021

Sa më shumë që po afrohet dita se kur do të shpallet fituesi i ‘Topit të Artë’, aq më shumë po bëhet garë e ashpër se kush duhet ta marrë këtë çmim për vitin 2021, shkruan Gazeta inFokus.

Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Robert Lewandowsi e Karim Benzema janë emrat më të përfolur si kandidat kryesor për ta fituar ‘Topin e Artë’.

Ish-trajneri legjendar i Manchester Unitedit, Sir Axel Fergunson, mendon se këtë vit ky çmim duhet të shkoj në duart e sulmuesit portugez, Cristiano Ronaldo.

-Advertisement-

Ferguson ka përmendur edhe disa arsye pse futbollisti aktual i ‘Djajve të Kuq’ e meriton ta fitoj ‘Topin e Artë’.

“Cristiano Ronaldo e meriton Topin e Artë. Këtë vit ai ka thyer rekord pas rekordi. Golashënuesi më i mirë në historinë e Real Madrid (451 gola) është golashënuesi më i mirë historik në Ligën e Kampionëve (136) dhe kombëtaren Portugeze (115). CR7 ka 795 gola në 1,084 ndeshje. Nuk është rekordi i vetëm që Cristiano zotëron. Gjatë vitit 2021 është bërë golashënuesi kryesor i të gjitha kohërave në nivel kombëtar. 115 golat e tij me Portugalinë e lejuan atë të kalojë rekordin e Ali Daei (109). Përveç kësaj, me këtë shifër ai ka arritur të mposhtë edhe Sergi Ramos (180) për t’u bërë lojtari evropian me më shumë ndeshje (182)”, deklaroi Fergunson.

Cristiano Ronaldo po tenton ta fitoj për herë të gjashtë ‘Topin e Artë’, për tu barazuar me Lionel Messin, i cili e ka fituar gjashtë herë këtë çmim dhe po synon edhe të shtatin.

“Topi i Artë” i vitit 2021 do të mbahet të hënën më 29 nëntor në “Teatrin du Chatelet” në Paris, i njëjti vend ku u mbajt çmimi 2019./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera