Sindikatat kundërshtojnë Albin Kurtin, nuk pajtohen me pagën minimale

Autori: Elvira Haxhiu
15:39 | 13 April 2022
Në mbledhjen e së mërkurës Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që paga minimale tani e tutje të jetë 264 euro bruto, shkruan Gazeta Infokus.
Por, me një shumë e tillë nuk janë të kënaqur sindikatat.
Pasi sipas tyre, paga minimale në vend do të duhej të ishte më e lartë, duke pasur parasysh ngritjen e çmimeve të gjërave elementare.
Blerim Syla, kryetar i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë tha për Gazetën Infokus se vlera e pagës minimale e miratuar nga qeveria as nuk duhet të vihet në diskutim, ngase ajo është e ulët.
Madje, sipas tij kjo është arsyeja se pse qytetarët po e lëshojnë Kosovën.
Pasi që tha se vlera nuk duhet të vihet në diskutim fare, Syla u shpreh i pa kënaqur edhe për formën e marrjes së vendimit për rritjen e pagës minimale.
Ai e quan të rrezikshëm faktin se një vendim i tillë është marrë pa biseduar me sindikatat.
“Zakonisht paga minimale përcaktohet dhe me biseda me BSPK-në apo Federatat Sindikale dhe kjo tash nuk është respektuar fare, dhe kjo është e dhimbshme dhe e rrezikshme”, ka thënë Syla.
Sipas të parit të FSSHK-së paga minimale në vend do të duhej të ishte 400 euro, kjo duke u bazuar në shportën e gjërave esenciale.
E me pagën minimale nuk po pajtohet edhe SBASHK-u.
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jashari, në një prononcim për Gazetën Infokus, vendimin e ekzekutivit e quajti hap jo të qëlluar.
Gjithashtu, ai tha se qeveria po vazhdon të marrë vendime pa marrë asnjëherë propozimet siç i quajti ai përmbajtjesore të sindikatave.
“Sindikatat kanë ofruar versionin e tyre dhe kanë këmbëngulur në mos jo 400 euro që është kërkuar sidomos nga sektori privat, së paku paga minimale të jetë 300 euro. Mirëpo, ky propozim i sindikatave nuk është pranuar në atë takim dhe po shihet se qeveria ka vendosur dhe ka votuar versionin e vet. Një hap jo i qëlluar, sepse unë konsideroj se qeveria prapë po vazhdon të vendos kokë më vete, pa marrë asnjëherë propozimet e argumentuara të sindikatave”, ka thënë i pari i SBASHK-ut.
E nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës në një komunikatë për media kanë thënë se vlera e pagës minimale nuk është punë dëshirash, por është një vlerë që duhet llogaritur.
Po ashtu, në këtë komunikatë u përmend edhe takimi i 10 marsit i Këshillit Ekonomiko-Social, ku atë ditë dështoi të votohet vlera e pagës minimale në 264 euro.
“Në Takimin e fundit të KES-it, më 10 mars, në votim u hodhën dy propozime për vlerën e Pagës minimale – 264€ dhe 300€, dhe asnjëri nga këto propozime nuk mori vota e duhura – 2/3 e votave. Dhe sot kemi një Pagë minimale e cila është hedh në votim në mbledhjen e fundit të KES-it por nuk ka marrë votat e duhura”, thuhet në komunikatën e BSPK-së.
E në këtë komunikatë u tha se BSPK-ja do të ndjek të gjitha rrugët ligjore për intensifikimin e veprimeve sindikale në të mirë të ngritjes së mirëqenies ekonomike, sociale e shëndetësore të të punësuarve.
“Duam të cekim se KES-i do të vazhdojë me punën rreth përcaktimit të pagës minimale edhe për vitin 2023, që do të mundësojë propozimin e pagës minimale më të lartë se në vitin që jemi, vitin 2022”, thuhet në komunikatë.
Në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Albin Kurti tha se nga rritja e pagës minimale do të përfitojnë 300 mijë punëtorë.
Kurse, ministri i Financave, Hekuran Murati në këtë mbledhje tha se me miratimin e këtij projektligji do të rriten pagat e punëtorëve me pagë të ulët.
“Projektligji në fjalë e ka për qëllim që të plotësojë dhe ndryshojë ligjet të cilat lidhen me shumën e benificioneve ose kompensimeve në pagën minimale si dhe të ndryshojë shkallën tatimore në të ardhurat personale dhe të ndryshojë procedurën e vendosjes së pagës minimale. Me miratimin e këtij projektligji paga minimale do të shërbejë vetëm për të rritur pagën e punëtorëve me pagë të ulët ”, ka thënë ai.
Kujtojmë, që paga minimale në Kosovë që nga viti 2011 është 130-170 euro.
Vlera e pagës minimale në Kosovë është më e ulëta në Evropë, sipas Agjencisë Evropiane të Statistikave, Eurostat./Gazeta Infokus/

Të tjera
-
Prokurori tregon prapaskenat e operacionit të antid*rogës “Qielli i thyer”
Informacionet për grupet kriminale që operonin në Kosovë për trafikimin e lën...
-
Abdixhiku del në terren me Përparim Ramën: Punët do vazhdojnë, bllokuesit kanë kohë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se...
-
Bekë Berisha kandidat i AAK-së për kryetar të Prishtinës
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë se Bekë Beri...
-
Vendimi i Supremes që faturat të paguhen te “Pastrimi”, reagon kryeshefi Reçica: Fitore e ligjit dhe punëtorëve
Kryeshefi ekzekutiv i KRU “Pastrimi”, Petrit Reçica ka reaguar pas vendimit t...
-
E përdorni Solariumin? – Alarmon doktoresha pasi tregon sa shumë po ua rrezikon jetën njerëzve
Një paralajmërim i fuqishëm u dha mbrëmjen e sotshme në emisionin shëndetësor...
-
Krerët e UÇK-së refuzojnë vizitën e Avokatit të Popullit të Speciales: U trajtuam çnjerëzisht, ju heshtët
Krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep ...
-
Pranohen disa prova që u përdorën gjatë dëshmisë së ekspertit mjeko-ligjor Clarke, në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe J...
-
Shërbimi Korrektues i Kosovës nesër prezanton përmes një aktiviteti punën e të burgosurave
Gjatë ditës së nesërme Shërbimi Korrektues i Kosovës do të orgazniojë një akt...
-
Me rastin e Kurban Bajramit, Tërnava mban konferencë për media
Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava gjatë d...
-
Moment i sikletshëm për Kurtin në Gjilan, për pak sa nuk rrëzohet nga shkallët
Gjatë një vizite në Gjilan, ku mori pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Qend...
-
Supremja rrëzon kërkesën e Përparim Ramës, vendosë: Rregullorja për menaxhimin e mbeturinave mbetet në fuqi, faturat duhet të paguhen në “Pastrimi”
Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës ka refuzuar si të pabazua...
-
Mbesa i kushton këngë gjyshit të saj dëshmor – “Gjyshit tim” nga Arsa Alija
Arsa Alija, mbesa e dëshmorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Muhame...