Pesë raste të dhunës në familje për vetëm 24 orë, të gjitha në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus
09:47 | 02 June 2025
Brenda njëzetekatër orëve, Policia e Kosovës ka raportuar pesë raste të dhunës në familje të ndodhura në rajonin e Prishtinës.
Sipas raportit të policisë së Kosovës, në disa raste është ndërhyrë me arrestime, ndërsa në një rast i dyshuari gjendet ende në arrati, shkruan Gazeta Infokus.
Në një nga rastet e raportuara në Prishtinë, “është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare”, thuhet në raportin e Policisë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
Në Graqanicë, është raportuar një rast i dhunës psikike, ku “i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psikike ndaj ankuesit mashkull kosovar”. Sipas policisë, i dyshuari gjendet në arrati dhe rasti është në procedurë hetimore.
Një tjetër rast në Prishtinë përfshin një situatë ku “pas një mosmarrëveshje, i dyshuari e ka fyer dhe ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare”. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Gjithashtu në Prishtinë, është raportuar një përleshje fizike mes dy personave, një femër dhe një mashkull, pas një mosmarrëveshjeje. Policia njofton se “nuk raportohet për të lënduar” dhe rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.
Rasti më kompleks është raportuar po ashtu në Prishtinë, ku “pas një mosmarrëveshje, viktima femër kosovare është kanosur dhe fyer nga i dyshuari mashkull kosovar, dhe më pas i njëjti është goditur nga e dyshuara tjetër kosovare”. Të tre personat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor. “Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Policia ka njoftuar se rastet janë në hetim dhe do të ndiqen sipas procedurave ligjore. Institucionet kanë përsëritur thirrjen për raportim të menjëhershëm të dhunës në familje, për të parandaluar eskalimin e situatave dhe për të mbrojtur viktimat./Gazeta Infokus

Të tjera
-
BE gjobiti Greqinë me 400 milionë euro për mashtrim në lidhje me subvencionet bujqësore
Komisioni Europian i vendosi Greqisë një gjobë të lartë prej gati 400 milionë...
-
Kryeministri britanik: Trump nuk ka dhënë asnjë indikacion se ShBA’ja do të përfshihet në konfliktin Izrael-Iran
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, ka thënë se Presidenti i Sht...
-
Trump: Tani e kemi nën kontroll të plotë hapësirën ajrore të Iranit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se tan...
-
Rama, pas ndërprerjes së grevës nga “Pastrimi”: U pajtuam me punëtorët, por kjo s’do të thotë se pajtohemi me qasjen e menaxhmentit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas ndërprerjes së grevës së...
-
Dështimi i 33’të në Kuvend, Kushtetuesja thotë se po i “shqyrton të gjitha aspektet e çështjes”
Sot për herën e 33’të ka dështuar konstituimi i kuvendit. Skenari qe i njëjti...
-
Luan Krasniqit i vdes vëllai
Ish-boksieri kosovar, Luan Krasniqi, ka njoftuar se ka vdekur vëllai i tij i ...
-
Ramosaj te varri i Hilmi Haradinajt: Me nder e me lavdi do të përkujtohet emri yt
Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka shkuar te varri i Hilmi Haradinajt, ng...
-
Zja*rrfikësit vënë nën kontroll zja*rrin në parkun e Sllatinës
Disa orë më herët është raportuar për një zjarr te Parku i Pishave në Sllatin...
-
KFOR-i italian patrullon në vijën kufitare
Ushtarë italianë të KFOR-it kanë kryer patrullime të pavarura përgjatë vijës ...
-
Merren vesh Komuna dhe “Pastrimi” për ndërprerjen e grevës
Është arritur marrëveshje mes Komunës së Prishtinës dhe “Pastrimit” për ndërp...
-
Shtyhet intervistimi i kryetarit të Listës Serbe për barrikadat e 2022-ës
Intervistimi i kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek, nga ana e Prokurorisë ...
-
Popullsia e Kosovës u zvogëlua për afro 18 mijë banorë në vitin 2024
Popullsia rezidente e Kosovës ka shënuar një rënie të konsiderueshme gjatë vi...