Lajme

Sindikata e Infermierëve përshëndet propozimin e Ministrisë së Financave për ndarjen e 300 eurove për infermierët

Autori: Gazeta inFokus 20:09 | 29 March 2020

Sindikata e infermierëve, mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësor, e përshëndet propozimin e Ministrisë së Financave për ndarjen e nga 300 € për infermierët në dy muajt e ardhshëm. Nga kjo Sindikatë deklarojnë se megjithatë, kjo shumë është mjaft simbolike dhe nuk përkon as për së afërmi me punën që infermierët bëjnë.

Lexojeni të plotë komunikatën e Sindikatës së  infermierëve, mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësor:

Sindikata e infermierëve, mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësor, e përshëndet propozimin e Ministrisë së Financave për ndarjen e nga 300 € për infermierët në dy muajt e ardhshëm, edhe pse ne mendojmë që kjo shumë është mjaft simbolike dhe nuk përkon as për së afërmi me punën që infermierët bëjnë. Ne konsiderojmë që në çdo kohë infermierët kanë merituar edhe më shumë.

-Advertisement-

Ne i përgëzojmë të gjithë infermierët që po bëjnë punë të jashtzakonshme, në veçanti infermierët e infektivës, ikshpk, infermierët në teren dhe të gjithë ata që janë të atakuar direkt nga covid-19.

Asnjë Qeveri deri më tani për 20 vite rresht nuk i ka pasë infermierët prioritet, anipse pa punën e infermierëve as që mendohet shëndetësi e mirë.

Sot në shekullin XXI, infermierët ende nuk kanë sigurim shëndetësor, nuk paguhen për rrezikshmërinë e lartë që kanë nga infeksionet dhe rrezatimet e ndryshme, nuk kanë rregullore të punës (detyrohen të bëjnë punë edhe pse nuk janë në përgjegjësinë e tyre).

Me këtë ritëm të madh që po ikin infermierët në Gjermani, ne shtrojmë pyetjen që nëse pas një viti ndodhë një pandemi e tillë, atëherë kush do të merret me trajtimin e pacientëve?

Pas kësaj pandemie, ne do të vazhdojmë takimet me Ministrin e Shëndetësisë i cili ka shpreh gadishmëri të madhe të i përkrah dhe të realizoj kërkesat e infermierëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera