Sport

Simeone: Luis Suarez luan në fushë ashtu si i them në telefon

Autori: Gazeta inFokus 23:09 | 23 January 2021

Diego Simeone e ka pranuar që kontributi i Luis Suarez në Atletico Madrid është saktësisht çfarë trajneri argjentinas ka pritur prej tij kur ju bashkua klubit në verën e vitit të kaluar

Trajneri i Atleticos luajti rol kyç për ta bindur Suarezin ti bashkohet Los Rojiblancos dhe ai ka treguar që e ka diskutuar rolin e tij në skuadër përmes telefonit.

“Momenti që kam folur në telefon me Luisin e kam zbuluar se çfarë mund të tregojë ai në fushë: shumë dëshirë dhe energji”, tha Simeone në konferencë për shtyp.

-Advertisement-

“Skuadra e ndihmon atë që të jetë në më të mirën e tij, e që është shënimi i golave, një gjë që e ka shquar atë gjatë gjithë karrierës”.

Joao Felix ka pasur rënie në formë në ndeshjet e fundit dhe Simeone beson që portugezi mund ti jep kahje skuadrës kur është në më të mirën e tij.

“Ju gjithmonë kërkoni të fokusohemi në një futbollist”, shtoi Simeone. “Ata kanë momente të mira, mesatare dhe të jashtëzakonshme”.

“Si trajner ne përpiqemi që të marrim avantazhin në momentet e mira të çdo lojtari”.

“Ne kemi nevojë për Joaon. Kur ai është në momentin e mirë, ai mund ta mposht çdo mbrojtje dhe ta zgjedh ndeshjen”.

“Ne kemi nevojë për të në këtë version. Kjo është ajo çfarë kërkojmë nga ai në stërvitje”./GazetaExpress/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera