Lajme

Sigurohen mjetet prej 7 mijë eurosh për njëvjeçaren nga Prishtina

Autori: Gazeta inFokus 23:47 | 26 January 2021

Kanë mjaftuar vetëm katër orë pas raportimit të KosovaPress-it për t’u siguruar mjetet e kërkuara për rastin e njëvjeçares të cilës i është dëmtuar aparati i oksigjenit.

Prindërit e vajzës L.D kanë falënderuar KosovaPress-in dhe të gjithë qytetarët që u solidarizuan me këtë rast.

Kujtojmw se L.D nga Prishtina vuan nga një sëmundje e rrallë gjenetike në botë. Pas shumë sfidave të fillimit të jetës saj, 1 vjeçarja tashmë është e varur 24 orë për oksigjeno-terapi. L.D nga Prishtina duhet të dërgohet çdo muaj në kontroll, ndërkohë që nga qershori i vitit të kaluar është dëmtuar edhe aparati respirator, i cili ka vlerën 7 mijë euro.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera