Siguria është parakusht i të gjitha të mirave që ka Republika e Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 15:01 | 23 January 2022
Shkruan Agron Hoti
A ia dimë vlerën e NATO-s së drejtuar nga SHBA? – Përvojë personale në Poloni
Derisa para tre vitesh isha në një Akademi Verore në Varshavë të Polonisë ku pjesëmarrës ishin përfaqësues nga Ballkani, Kaukazi, Evropa Lindore dhe ku profesorë ishin nga SHBA, Gjermania e Polonia, një Zyrtar i Lartë nga Parlamenti i Ukrainës më pati thënë: “ju në Kosovë duhet të jeni super të lumtur që jeni të ruajtur nga NATO dhe SHBA, siguria nacionale është numër një në botë për çdo komb dhe ju në Kosovë e keni para se gjithash sigurinë që s’blehet as me paratë e tërë botës, kurse ne në Ukrainë e kemi të pasigurt sigurinë nacionale sepse jemi shumë pranë dinozaurit (v.i. Rusisë) dhe kur s’e ke sigurinë s’ke të ardhme” – të gjitha këto fjalë dhe shumë tjera sa patëm folur Zyrtari nga Ukraina i thoshte me dëshpërim dhe urrejtje të thellë ndaj Rusisë.
Nuk kam parë asnjëherë që tërë ajo Akademi Verore që ishte organizuar nga Polonia e mbështetur nga SHBA të kishte dy brenga kryesore që janë duke e sfiduar seriozisht perëndimin, pra: Rusia dhe Kina. Secili profesor që vinte, secili diskutim që bëhej në ligjërata e pauza, tema e rrezikut rus dhe kinez dominonte.
Të kthehemi te Kosova jonë, ku dikujt-dikujt SHBA po i duket mizë sot, gjersa deri dje i duhej të fliste serbisht e s’guxonte të merrte frymë nga pushtuesit romakë, osmanë e jugosllavo-grekë. Mos ta harrojmë vetëm një gjë. Populli shqiptar, që prej ekzistencës së tij mbi 2500 vjeçare, kurrë as për së afërmi s’ka qenë më i sigurt në aspektin e sigurisë nacionale sesa sot. Pa siguri s’ke të ardhme, s’ke ekonomi siç kurrë s’kishim, s’ke drejtësi siç kurrë s’kishim, s’ke dinjitet siç na shkelej që mbi 2500 vjet.
Fakti që populli shqiptar sot jeton me mijëra herë shumë- shumë më mirë se çdoherë deri me sot, nuk mund ta kontestojë askush. E kjo ndodhi vetëm falë perëndimit të kryesuar nga SHBA. Po të mos ishte SHBA, i patëm lëshuar trojet tona, nëse ende ju kujtohet, në Kosovë veç shqiptarë sot s’do të kishte. Dhe kjo është fakt. A kemi probleme, sigurisht që kemi, sepse problemet s’përfundojnë kurrë. Por, nuk duhet harruar kurrë se siguria është numër një, pa sigurinë amerikane s’do të kishte sot BE ashtu siç nuk do të kishte as Shqipëri e as Kosovë. Kaq të thjeshta janë gjërat.
Prandaj, meqë SHBA ka për synim shtyrjen e kufirit të NATO-s drejt lindjes që nga Arktiku e deri në Mesdhe, Kosova duhet të ndërtojë rrëfimin e saj në përputhje të plotë me SHBA-të, e assesi ta ngrisë retorikën e saj për t’i dhënë shkas Rusisë që ta shpërqendrojë vëmendjen e NATO-s me një eskalim konflikti në Veri të Kosovës. Rusia me çdo kush është duke u munduar që ta rindezë luftën në Kosovë e Bosnje, për ta invaduar Ukrainën më lehtë. Prandaj, Kosova nuk duhet t’ia jep këtë kënaqësi Rusisë duke e rrezikuar vetveten e saj.
Kosova duhet ta dijë që çdo progres i SHBA-së në Ukrainë është sukses i madh edhe për negociatat Kosovë-Serbi, kurse çdo fitore ruse në Ukrainë do t’i sjell avantazhe të mëdha Serbisë së mbështetur fuqishëm nga një Rusi që synon përçarjen e perëndimit ashtu siç e ka bërë pikë e pesë vetë BE-në.
Kosova duhet ta dijë që pa SHBA kurrë shtet s’do të bëhej. Edhe pa SHBA kurrë njohje s’do të kishte marrë. Edhe pa SHBA kurrë n’këmbë s’do të mund të rrinte. E nëse është kështu, atëherë duhet të rreshtohemi pa asnjë mëdyshje kah SHBA, sepse nuk na ka bërë shtet në 2008 për të na zhbërë në 2022.
Prandaj, i lus një pjesë të krahut të luftës dhe popullistëve që të punojnë fort me elektoratet e tyre goxha shumë të orientuara kah lindja ryshfetdhënëse parashë të pista antishqiptare dhe t’ua bëjnë të qartë të gjithë atyre se dielli për shqiptarët lind në perëndim. Po ashtu, spektri politik në Kosovë duhet t’i tejkalojë thyerjet e thella të ushqyera dhe nxitura nga Serbia e Rusia sidomos që nga viti 2014 e tutje, duhet ta zbusë rrëfimin për njëri tjetrin dhe që i tëri të mobilizohet kundër Serbisë.
Sepse pa e zgjidhur problemin me Serbinë, s’do të ketë kurrë siç s’po ka as luftë kundër korrupsionit, as zhvillim të hovshëm ekonomik, as perspektivë euroatlantike, e as konsolidim ndërkombëtar. Ngecja në të gjitha këto fusha është interes vital i Serbisë, prandaj ne duhet të mobilizohemi të gjithë ndaj qëllimit të përbashkët./shqipet.live
Të tjera
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...
-
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Problemet me energji elektrike kanë vazhduar edhe sot si shkak i erërave të f...
-
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës kanë refuzuar të marri...
-
Sa importon dhe eksporton energji elektrike Kosova?
Importi i energjisë elektrike në shtator të vitit 2024 ishte 166.73 GWh, kurs...
-
“Sa është IQ-ja e deputetëve të Vetëvendosjes”
Shkencëtari, njëkohësisht dhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Koka, pë...
-
“M’kanë thon ke pasë sukses veç pse je femër”, befason biznismenja kosovare, pasi tregon me çfarë paragjykimesh u përball
Kontabilistja Elvira Ibrahimi Hoti rrëfen se është përballur më paragjykime t...
-
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në kryeqytet, lëndohet një person
Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur gjatë ditë...
-
Dita e Alfabetit, Nagavci: Kongresi i Manastirit, një ndër ngjarjet më të rëndësishme të kombit tonë
Në shkurt të këtij viti, Kuvendi i Shqipërisë miratoi datën 22 nëntor si Ditë...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, rasti po hetohet
Një person ka informuar se djali i tij është gjetur pa shenja jete. Sipas ...
-
Pesë zyrtarë bullgarë përfshirë presidentin vizituan Kosovën gjatë mandatit të Gudjev
Gjatë katër viteve të fundit në Kosovë, janë realizuar pesë vizita të zyrtarë...
-
42 aksidente trafiku, u regjistruan dje
42 aksidente trafiku, janë evidentuar të enjten. 10 nga to janë me të lënd...
-
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shumë kohë
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka mbajtur tryezë diskutimi lidhur me katër...