Lajme

Si u shpëtuan personat që kishin humbur mbrëmë në mes të stuhisë në Brezovicë

Autori: Gazeta inFokus 10:04 | 13 January 2022

Një grup skitarësh janë gjetur gjatë orëve të vona të së mërkurës në Brezovicë. Ata kishin humbur në mjegull dhe stuhi në afërsi të Qendrës së skijimit.

Fidan Abazi, nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, thotë se tre personat kishin dalë jashtë pistave të skijimit, afro 2 kilometra.

“Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor, pranë FBAK-së ka marrë një telefonatë nga ta, janë dërguar koordinatat e sakta. Fatmirësisht kemi pas dy prej anëtarëve tanë, Bardhosh Morinën dhe Donat Hotin shumë afër aty. Derisa pjesa tjetër e skuadrës është bërë gati për të shkuar drejt vendit të ngjarjes, jemi njoftuar nga dy anëtarët tanë, të cilët bashkë me dy banorë lokal, kanë bërë evakuimin e atyre personave të humbur”, ka deklaruar Abazi në KlanKosova.

-Advertisement-

Tutje, ai bëri të ditur se ata kanë qenë skiatorë lokal, shqiptarë të Kosovës dhe diku rreth orës 22 janë sjellë në Qendrën e skijimit në Brezovicë.

“Fatmirësisht kur e kanë bërë thirrjen e parë, e kanë kontaktuar shërbimin tonë, ata kanë pasur bateri në telefon, por pas një kohe, për shkak të motit dhe stuhisë që ka mbretëruar atje, telefonat e tonë janë ndalë. Por me gjindshmërinë e anëtarëve tanë të shërbimit ata janë gjetë shëndosh e mirë”, ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera