Sindikata e KEK-ut me ultimatum për menaxhmetin dhe Bordin: Keni afat deri sot
Autori: Gazeta inFokus 09:34 | 08 November 2024
Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës ka protestuar javën e kaluar duke kërkuar rritjen e pagave të punëtorëve.
Kërkesë tjetër e tyre ka qenë pagesa e rrezikshmërisë për ata që punojnë në kushte të vështira dhe pagesën e fundjavës për punëtorët me ndërrime.
“Menaxhment, respekto Ligjin e Punës, paguaj vikendet për punëtorët me ndërrime”, ishin disa nga shkrimet në pankartat që protestuesit i mbanin në dorë.
Ani pse këta të fundit kanë protestuar kërkesat e tyre nuk u janë plotësuar dhe Sindikata e Re e KEK-ut ka vendosur që të presin deri sot t’u plotësohen kërkesat e tyre të cilat i kanë parashtruar në protestën e tyre të 24 tetorit
“Sindikata e Re e KEK-ut u bën thirrje Menaxhmentit dhe Bordit të Drejtorëve të reflektojnë dhe të përmbushin kërkesat tona legjitime brenda datës 08.11.2024. Nëse kërkesat tona nuk përmbushen brenda afatit të caktuar, ne do të ndërmarrim hapa të tjerë, sipas Statutit Sindikal, Ligjit për Organizim Sindikal dhe Ligjit për Greva”, thuhet në njoftimin e Sindikatës
Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut: Nëse nuk plotësohen kërkesat tona do të vazhdojmë me protesta dhe greva deri në plotësimin e tyre
Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica, është deklaruar lidhur me situatën aktuale të punëtorëve në Korporatën Energjetike të Kosovës.
Ai theksoi se, pas protestës së fundit, nuk ka pasur asnjë takim me menaxhmentin për të diskutuar kërkesat e sindikatës. Llumnica njoftoi se sindikata vendosi të presë deri sot për të krijuar mundësi dialogu dhe për të diskutuar situatën më tej.
‘’Deri më tani nuk kemi pasur takime përveç para protestës që e kemi pasur, pas protestës nuk kemi pasur takime
Ne dje në takimin e Kryesisë së sindikatës së re t KEK-ut kemi marrë vendim që të presim deri sot me qëllim që të krijojmë mundësi dialogimi edhe më tutje, pas 5 nëntorit do të marrim vendim në bazë të statutit sindikal dhe ligjit për greva, ligjit për organizim sindikal me qëllim të realizimit të kërkesave tona’’, tha Llumnica për FrontOnline
Ai shprehu shqetësimin e tij për pagat e ulëta të punëtorëve, duke theksuar se paga e një mjeshtri elektrik është vetëm 676 euro, ndërsa në sektorin privat pagat arrijnë deri në 1,200 euro. Kjo, sipas tij, ka kontribuar në ikjen e kuadrove nga vendi i punës.
‘’Paga e punëtorit të KEK-ut është më e ulëta në Kosovë bazuar në tregun e punës , nuk po flasim për ata që marrin paga prej nesh pra prej kontributit tonë dhe të qeverisë së Republikë së Kosovës mirëpo po flasim për tregun e punës që një mjeshtër elektrik ka 676 euro pagë e në privat mund t sillet 1100-1200 euro pagë kështu që njerëzit tek ne kanë filluar kuadrot të ikin nga vendi i punës’’, tha Llumnica.
Llumnica gjithashtu theksoi rrezikun e lartë që përballen punëtorët e KEK-ut, duke përmendur se çdo vit, rreth 30 punëtorë humbin jetën për shkak të kushteve të rrezikshme të punës. Ai nënvizoi se rrezikshmëria nuk po paguhet siç duhet, ndërsa përmendi premtimet e Bordit të KEK-ut për vlerësimin e rrezikshmërisë që nuk janë realizuar asnjëherë.
Një tjetër çështje e rëndësishme është pagesa e fundjavat për punëtorët me ndërrime, e cila është fituar në gjykata, por që KEK-u ende nuk e zbaton. Llumnica e konsideroi këtë si një shkelje të ligjit dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Ai përmendi se sindikata është e gatshme të veprojë në përputhje me statutin sindikal dhe ligjin për greva. Pas 8 nëntorit, sindikata do të vendosë për hapat e ardhshëm, duke përfshirë mundësinë e protestave ose grevave nëse kërkesat e punëtorëve nuk plotësohen.
‘’ Pas ditës së sotme do të marrim vendime varësisht nga disponimit të punëtorëve dhe përfaqësuesve sindikalë ka mundësi proteste apo greve, nëse realizohen kërkesat tona është në rregull po nëse nuk plotësohen ne do të vazhdojmë me protesta dhe greva deri në plotësimin e tyre’’, përfundoi Llumnica.
Të tjera
-
Djali i Fadil Fazliut thotë se babai i tij u “kidnapua”, jep detaje
Fahri Fazliu ka treguar detaje rreth arrestimit të babait të tij, Fadil Fazli...
-
Ganimete Musliu bën thirrje për mbylljen e Gjykatës Speciale: Po shkel mbi parimet e drejtësisë kombëtare dhe ndërkombëtare
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka reaguar...
-
Çfarë urgjence ka Fitore Pacolli, i thërret deputetët në ora 22:10 për t’i shqyrtuar dy projektligje – ftesa iu shkon pas fillimit të takimit
Kryetarja e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, ...
-
Puç”, “kontrabandim i ligjeve”, Besnik Tahri thotë se pushteti po thërret seancë të Kuvendit në pikë të natës, pa i respektuar procedurat
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik...
-
Pse Agim Veliu nuk është në listën për deputetë nga LDK? Kështu përgjigjet Haziri
Agim Veliu nuk është përfshirë në listën e kandidatëve të LDK-së për deputetë...
-
Dështon të votohet Projektligji për Shëndetin Riprodhues dhe Fertilizimin
Projektligji për Shëndetin Riprodhues dhe Fertilizimin e Asistuar Mjekësor, n...
-
Rukiqi: Partia në pushtet e ka interes specifik tregtinë me energji elektrike, prandaj sot në mënyrë brutale e kapi Bordin e KOSTT’it
Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi dhe ...
-
“U arrestua dhe po procesohet për në Hagë, familjet me të kaluar patriotike po ndiqen”, flet avokati i Fadil Fazliut
Gjatë ditës së sotme është arrestuar Fadil Fazliu. Lidhur me këtë ka folur av...
-
Tërmet i fuqishëm në SHBA, lëshohet paralajmërimi për cunami
Një tërmet i fuqishëm është ndier në mbarë Kaliforninë veriore më 5 dhjetor d...
-
Zogaj: Performanca e Konjufcës në Kuvend me Listën Serbe u shërben paralelisht të dyja subjekteve
Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj thotë se ‘performanca e Konjufcës ...
-
Rexhaj: Hoti as atëherë e as tani nuk e ka kuptuar çfarë janë sigurimet shëndetësore
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arbër Rexhaj, ka kritikuar deputetin ...
-
‘E vrạva se …’, zbardhet dëshmia e shqiptarit që i mori jetën gruas me çekiç
Të tjera detaje janë zbardhur nga krimi horror në Athinë, me protagonist një ...