Si u përplasën Tirana dhe Beogradi në Nju Jork për “Shqipërinë e Madhe”

Autori: Gazeta inFokus
15:42 | 21 April 2022
Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, i është kundërpërgjigjur ministrit të Jashtëm serb, Nikolla Selakoviq, i cili në KS të OKB-së përmendi “Shqipërinë e Madhe”, duke thënë se qëllimi i Kosovës është krijimi i saj dhe jo “formimi i shtetit të saj”. Ai këtu përmendi se edhe kryeministri kosovar Albin Kurti e ka këtë “dëshirë”.
Por, Hoxha iu përgjigj se agjenda e vetme e Shqipërisë është hyrja në Bashkimin Europian dhe krijimi i një Ballkani të Hapur.
“Synojmë të ndërtojmë një Ballkan të Hapur dhe jo “një Ballkan të thyer”. Ne veçse se kemi pasë një Ballkan të thyer. Qëllimi është të kemi një Ballkan të bashkuar. Mësimet nga tragjeditë e viteve të 1990-ta tregojnë për rrezikun nga gjykimet e gabuara, si dhe njerëzit e idetë ekstremiste nuk duhet të diktojnë të ardhmen. Të rinjtë e rajonit të Ballkanit kanë të njëjtin synim: një jetë më të mirë, liri, mundësi dhe anëtarësim në Bashkimin Europian. Asgjë e mirë nuk vjen nga dëmtimi i fqinjit tuaj”, tha Hoxha.
Selakoviq, duke iu drejtuar delegacionit të Shqipërisë, kishte thënë se Serbia dëshiron të shohë një “Ballkan të hapur” dhe se ai nuk po fliste për qëllimet e Shqipërisë, por përkundrazi, ai po fliste për “dëshirën e Albin Kurtit për një “Shqipëri të Madhe”, e cila është shprehur në shumë raste”.
Hoxha kishte thënë gjithashtu se Kosova nuk është çështje e paqes apo sigurisë, por e shtetndërtimit. Ai shtoi se tanimë mandati i UNMIK-ut duhet të përfundojë për të shërbyer në një vend ku prezenca e OKB-së do të ishte më efektive, shkruan Gazeta Exrpress.
“Me kënaqësi do të sfidoja secilin, në këtë Këshill dhe jashtë tij, që të argumentoj dhe ta dëshmoj se Ballkani sot nuk është në situatë shumë më të mirë me Kosovën si vend të pavarur. Pavarësia e Kosovës është zgjidhur 14 vjet më parë dhe nuk është temë për diskutim. Kosovarët kanë bërë zgjedhjen e tyre”, ka thënë Hoxha.

Të tjera
-
Policia konfirmon tentim vras*jen në Strellc të Epërm – dy të lënduar, i dyshuari në arrati
Policia e Kosovës ka konfirmuar përmes raportit 24-orësh një incident të rënd...
-
Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë kundër 7 personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare
Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër sht...
-
Hasani: Kushtetuta nuk thotë që kryeparlamentari duhet të zgjidhet me votë të fshehtë
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka bërë me dije se mën...
-
Krimi në Prizren: Babai dyshohet se sul*moi me thi*kë vajzat në gjumë, i tha gruas “duhet të vdesim të gjithë”
Prizreni dhe i gjithë vendi u trondit mëngjesin e së martës, me vrasjen e rën...
-
Kapen në Dubai tre shqiptarë të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale
Tre shqiptarë të përfshirë në ngjarje të rënda kriminalë janë arrestuar në Du...
-
Aksion i Policisë në Prishtinë- Kapen dro*gë, ar*më, aparate të lojërave të fatit e para të gatshme
Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin për posedim të substan...
-
Arrestohet i mituri në Graçanicë, publikoi video me përmbajtje denigruese
Në Graçanicë është arrestuar një i mitur. I njëjti dyshohet se në rrjetet ...
-
VV-ja fillon linçimin e Shenoll Muharremit, analisti ka një pyetje për Kurtin dhe Konjufcën
Një faqe që mbështet VV-në ka fyer analistin Shenoll Muharremi, i cili ës...
-
E kërcënoi me thi*kë për 2 euro një të mitur – arrestohet një person në Fushë-Kosovë
Në fshatin Miradi e Ulët të Fushë-Kosovës, një person ka kërcënuar me thikë n...
-
“Lëvizja Vetëvendosje ka rënie, tani është te 37 përqindëshi”
Ish-diplomati Blerim Camaj, ka folur lidhur me zhvillimet politike në vend. ...
-
Prishtinë: Arrestohet një i mitur nën dyshimin për su*lm seksu*al ndaj një vajze
Një i mitur është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për përfshirje në një r...
-
Demaku i PDK-së paralajmëron: Nuk përjashtohet mundësia për zgjedhja të reja
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Demaku ka thënë se kjo parti...