Si u parandalua tragjedia në aeroportin e Nju Jorkut: 2 avionë për pak u përplasen
Autori: Gazeta inFokus 18:02 | 16 January 2023
Dy avionë me pasagjer për pak u përplasen javën e kaluar në një aeroportë të Nju Jorkut. Pas kësaj ngjarje zyrtarët amerikanë kanë nisur një hetim.
Ngjarja ndodhi të premten në Aeroportin Ndërkombëtar John F Kennedy, ku të përfshirë ishin një Boeing 777 e American Airlines me destinacion Britaninë dhe një Boeing 737 e Delta Airlines me destinacion Republikën Domenikane.
Avioni i American Airlines mbante 137 pasagjerë dhe 14 ekuipazh dhe Delta Airline mbante 145 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit.
Njëri avion ishte gati të ngrihej ndërsa tjetri po kalonte të njëjtën pistë. Përplasja u shmang kur një kontrollues ajror i vuri re të dy.
Kontrollori i trafikut ajror u përpoq të ndalonte aeroplanin Delta teksa po përgatitej të merrte krahun.
“Delta 1943, anuloje ngritjen! Delta 1943, anuloje ngritjen!”, u dëgjua kontrollori duke thënë në një regjistrim audio të bërë nga LiveATC, një faqe interneti që poston komunikimet e fluturimit.
Aeroplani Boeing 737 i Delta Air Lines u ndal më pas në pistë, ndërsa Boeing 777 i American Airlines kaloi në mënyrë të sigurt para tij, tha Administrata Federale e Aviacionit (FAA).
FAA tha se avionët ishin rreth 300m larg njëri-tjetrit kur avioni Delta u ndal. Që atëherë ajo ka nisur një hetim për përplasjen e afërt./abcnews.al
Të tjera
-
Bedri Hamza: Pensionet i rrisim 70%, pagat 50% dhe me grante deri në 30% i përkrahim investimet e bizneseve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, e ka nisur ditën me një vid...
-
BE-ja nuk do mosmarrëveshje tregtare me SHBA-në
Bashkimi Evropian dëshiron ta shmangë luftën tregtare me presidentin amerikan...
-
Për 24 orë, policia shqiptoi mbi 1708 gjoba në trafik
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Vidhet nga një shtëpi në Prishtinë kasaforta me ạrmë e fishekë
Një person në Prishtinë ka raportuar në polici së në shtëpinë e tij në rrugën...
-
Kanọsi një person në Facebook, arrestohet i dyshuari në Lipjan
Një person në Lipjan është arrestuar pasi përmes rrjetit social Facebook ka k...
-
Katër raste të dhụnës në familje për 24 orë në Kosovë
Policia e Kosovës ka bërë njoftuar për katër raste të dhunës në familje të ci...
-
61 shtëpi në kryeqytet po e rrezikojnë jetën e qytetarëve
Komuna e Prishtinës ka evidentuar plot 61 shtëpi në kryeqytet, 11 mure dhe nj...
-
Ish-Kryeshefja e Infermierisë kërkon masa urgjente për qentë endacakë: Jam sulmuar jashtëzakonisht rëndë
Ish-kryeshefja e infermierisë në MSH, Fetie Huruglica, ka reaguar për situatë...
-
Në tri javë fushatë, mbi 400 mijë euro gjoba për partitë politike nga PZAP
Mbi 430 mijë euro janë gjobitur partitë politike prej se ka nisur fushata ele...
-
Tahiri i AAK-së paralajmëron: Kurti do të pësojë humbje me 9 shkurt
Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri ka paralajmëruar se ...
-
AAK mban takim me biznese dhe tubim në Prishtinë
Koalicioni AAK-Nisma-Konservatorët – Forumi intelektual e30 – Ideal do të mba...
-
Në Speciale vazhdon procesi në rastin `Januzi dhe të tjerët`
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë do të vazhdojë seanca gj...