Si u ikte Kobra dënimeve të ashpra për veprat penale -KGJK merr një vendim
Autori: Gazeta inFokus 13:50 | 05 January 2023
Dibran Hoxhaj i njohur si “Kobra” që së fundmi është i dyshuari kryesor për vrasjen e një 31-vjeçari nga Kukësi, ishte përsëritës i veprave penale. Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), publikoi sot një analizë ku thuhet se në 16 aktgjykimet ndaj tij nuk ishin aplikuar dënime të ashpra. IKD theksoi se “Kobra” nuk është dënuar me burgim efektiv, as pasi i njëjti kishte përsëritur veprat penale.
Dibran Hoxhajt, dje ia ka caktuar Gjykata Themelore e Prizrenit një muaj paraburgim për veprat penale “vrasje e rëndë”, “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, dhe “manipulimi me prova”.
Ndërsa, sot në një përgjigje me shkrim për Gazetën Express, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, i pyetur se çfarë hapash do të ndërmerren në rastin e “Kobrës” se si një recidivist i veprave penale nuk është dënuar me burgim efektiv, KGJK tha se është autorizuar Njësia për Inspektim Gjyqësor që të hartojë një raport mbi çështjet e prentenduara për këtë rast.
“Lidhur me këtë çështje, ju njoftojmë se Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ka autorizuar Njësinë për Inspektim Gjyqësor që të hartojë një raport mbi çështjet e ngritura rreth rastit në fjalë si dhe të verifikojë të gjitha pretendimet”, thuhet në përgjigjen e KGJK-së.
Në analizën e publikuar thuhet se IKD, përmes platformës “Betimi për Drejtësi” në shkurt të vitit 2022, kishte raportuar se Hoxhaj ka 16 aktgjykime dënuese të formës së prerë.
“Derisa ndër veprat për të cilat është dënuar më shumë se dy herë është vepra penale e armëmbajtjes pa leje. Por, se këto dënime nuk do ta ndalonin të njëjtin që të posedonte sërish armë, dhe të kryente vepër penale më të rëndë, si ajo e privimit nga jeta të një personi, ashtu siç po dyshon Prokuroria Themelore në Prizren”, thuhet në analizën e IKD-së.
Për veprat penale për të cilat është dënuar Hoxhaj, dënueshmëria sipas ligjit ka shkuar deri në 10 vite burgim, vlerëson IKD.
Nga provat e mbledhura deri në këtë fazë për vrasjen dhe plagosjen e 3 janarit në Prizren, Gjykata tha se Dibran Hoxhaj ka hequr pajisjen e DVnga lokali i tij me qëllim të pamundësimit të shfrytëzimit të incizimeve në lokal që do të shërbenin në procedurën penale
“I pandehuri D.H., më datë 03 janar rreth orës 04:00 e mëngjesit, në afërsi të lokalit të tij “K….C….”, që gjendet në rrugën magjistrale Prizren – Zhur, me armë zjarri, me dashje e privon nga jeta viktimën V.C., duke vë në rrezik jetën e të dëmtuarit R.Sh., të cilin e plagos dhe duke vë në rrezik edhe jetën e dëmtuarit A.B., që të tre shtetas të Republikës së Shqipërisë, në atë mënyrë që për shkak të një mosmarrëveshjeje paraprake që kishin pas rreth pagimit të faturës në lokal, fillon përleshja në mes punëtorëve në lokalin “K……C……..,”, me të dëmtuarit, ku pas kacafytjeve dhe rrëmujës së krijuar në lokal, të dëmtuarit dalin nga lokali dhe pasi hypin në veturën “……..” ………., me targa Angleze, për tu larguar, në parkingun e lokalit paraqitet i dyshuari D.H., i cili me armë zjarri shtënë në drejtim të veturës, me ç’rast e qëllon të dëmtuarin V.C., i cili kishte qenë i ulur në ulësen e pasme të veturës dhe R.Sh., , i cili kishte qenë në ulësen e përparme, si pasojë e këtyre të shtënave me armë zjarri V.C., nderon jetë rrugës për në spital të Kukësit, derisa R.Sh., nga plagët e marra nga Kukësi dërgohet në spitalin e Tiranës”.
“I pandehuri D.H., Se deri më datën 03 Janar 2023, e ka pasur në posedim një armë zjarri, deri më tani i tipit të panjohur, të cilën e përdor duke shtënë – përshkuar sime lartë. I pandehuri D.H., më datë dhe kohë të përshkruar si më lartë, e heq pajisjen e DVnga lokali i tij “K……C……”, ku kanë nisur mosmarrëveshja e përshkuar si të lartcekura. me qëllim të pamundësimit të shfrytëzimit të incizimeve në lokal që do të shërbenin në procedurën penale”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Për vrasjen dhe plagosjen e dy personave me origjinë nga Kukësi, janë lënë në paraburgim edhe pesë persona tjerë.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 18 maj
Dega e LDK-së në Gjilan mban konferencë për media. (Selia e Degës së LDK-së G...
-
Plagoset me ar*më zja*rri një person në Nashec të Prizrenit
Një person është plagosur me armë zjarri në mbrëmjen e së premtes në fshatin ...
-
Vjosa Osmani pritet me tortë nga Hillary Clitnon: Ditë edhe më speciale, me miken e popullit tonë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Bullgari si e ftuar sp...
-
Osmani mbërrin në Bullgari me ftesë të Hillary Clinton, merr pjesë në Clinton Global Initiative
Me ftesë të ish-Sekretares së Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, H...
-
Bashkimi Evropian ndalon katër media ruse
Bashkimi Evropian tha të premten se pezulloi të drejtën e funksionimit pë...
-
Blerja e teksteve shkollore subvencionohet edhe sivjet
Sikurse vitin e kaluar, edhe sivjet Ministria e Arsimit ka vendos...
-
Shqiptarët duan tre fëmijë si variant i një familjeje ideale
Sondazhi i fundit i Barometrit në Euronews Albania, ka ngritur disa pyetje pë...
-
Maqedonci: Angazhimi i FSK-së në operacionin Interlflex tregues i bashkëpunimit me Britaninë
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci gjatë qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar...
-
Osmani: Kosova e meriton të bëhet anëtare e KiE-së
Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, gjatë takimit të Komiteti...
-
Regjistrimi i popullsisë shtyhet deri më 24 maj në 11 komuna
Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për shtyrjen e afatit të...
-
Moti për këtë fundjavë
Këtë fundjavë në Kosovë do të mbajë mot me diell, por nuk do të mungojnë vran...
-
Haradinaj: Dështimi në KiE i Kosovës i faturohet vetëm Albin Kurtit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se mospërfshirja e Kosovës për ...