Kuzhina

Si ti qëroni vezët e ziera pa u lodhur për vetëm pak sekonda?

Autori: Gazeta inFokus 14:29 | 30 March 2020

Zierja e vezëve është e thjeshtë, mirëpo qërimi di të jetë shumë i pakëndshëm

Një copëz e vogël e lëvozhgës mund të mbetet në vezë apo nga veza do të eliminoni edhe më shumë seç duhet.

Shumica përpiqen ta perfeksionojnë qërimin e vezëve, mirëpo një përdorues i Twiterit në këtë proces përfundimisht është kampioni.

-Advertisement-

Në të vërtetë, ai ka publikuar xhirimin në afat prej vetëm nëntë sekondash në të cilin shihet si qëndron para lavamanit me gotë dhe vezë të ziera shumë.

▪ Vezën e vë në gotë, e cila mbushet me ujë.
▪ Pastaj ka vënë dorën sipër majës së gotës dhe fuqishëm e ka tundur.
▪ Vezën e ka nxjerrë nga gota dhe ka treguar si ajo rrëshqet nga lëvozhga.

Shumica e përdoruesve janë ngazëllyer me këtë truk, duke shkruar që ka pasur sukses.

Mirëpo, ka pasur edhe të tillë të cilët këtë përdorues të Twiterit e kanë kritikuar për shkak të shpenzimit të panevojshëm të ujit.

Një përdorues thekson që ky truk ka sukses vetëm derisa veza është e nxehtë, ndërkaq uji i ftohtë.

Mirëpo, ka pasur edhe të tillë të cilët thonë që kjo mënyrë e qërimit të vezëve nuk është e rëndësishme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera