Lajme

Si të mësohet WEB Zhvillim me metodat Learning-By- Doing?

Autori: Gazeta inFokus 13:54 | 21 December 2017

Aplikimi i aktiviteteve si vazhdimësi e pjesës teorike të mësuar në studime, ndihmon në rritjen e përqëndrimit dhe në lehtësinë e procesit të të kuptuarit. Kolegji Universum ka filluar ta aplikojë këtë mënyrë ligjërimi falë ideve kreative që po prezatohen nga ligjeruesit e tij, e kjo po duket të jetë mjaft e pëlqyeshme dhe atraktive për studentët sepse po ndikon edhe në rritjen e cilësisë gjatë procesit të të mësuarit.

Visar Xhini dhe Eduard Hoxha, studentë të vitit III në departamentin e Shkencave Kompjuterike të Kolegjit Universum, të cilët janë kyçur në tregun e Freelancer dhe AdSense, ndanë para studentëve të vitit të I, përvojat e tyre se si kanë filluar t’i qasen këtij tregu, me qëllim që edhe studentët e vitit të I, të kenë mundësi kyçjeje në këtë veprimtari pasiqë, tashmë kanë arritur shkathtësi të mjaftueshmë për Web Development në pjesën e Front End.

Aktivitetet e tyre do zgjasin gjatë gjithë kësaj jave, ku studentët e vitit të I, do kenë mundësi të takohen “one to one” me Visarin që t’i hapin llogaritë e tyre në Freelancer, UpWork, Instant Articles dhe AdSense.

-Advertisement-

Përderisa, Eduardi, në takimet “one to one” do t’u ndihmojë studentëve t’i implemtojnë shkathtësitë e Web Design-it në ueb faqet e tyre, të cilat i kanë zhvilluar në kuadër të lëndës Introduction to Programming and Web Development, përmes platformave HTML, CSS, Java Script dhe Photoshop.

Ky asesi nuk do jetë aktiviteti i fundit i organizuar, sepse është vërtetuar se këto aktivitete rrisin vetëbesimin e studentëve dhe i fokusojnë drejt zbulimit të aftësive e zhvillimit të potencialeve.

Për të mësuar më shumë rreth aktiviteteve dhe ngjarjeve në Kolegjin Universum, ju lutem ndiqni faqen në facebook, kontaktoni në [email protected] apo telefononi në +377 44 144 062. Universum, Univers i Mundësive.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera