Lajme

Si në filma: Tre punëtorët e marketit në Gjilan e zënë hajnin e armatosur

Autori: Gazeta inFokus 10:09 | 29 November 2022

Policia ka arrestuar një burrë në Gjilan pasi kishte tentuar të vidhte para nga arka në një market në Gjilan.

Mirëpo 3 punëtorët e marketit e kanë zënë dhe e kanë ndaluar të dyshuarin ani pse i njëjti ishte i armatosur. Rasti ka ndodhur të hënën me 28 nëntor rreth orës 22:00.
policia ka konfiskuar armën dhe katër fishekë ndërsa hajni është dërguar në mbajtje.

“Tre viktimat meshkuj kosovar punëtor në një market, kanë raportuar se i dyshuari mashkull kosovar nën kërcënimin e armës u ka grabitur nga arka paratë, mirëpo të njëjtit gjatë ballafaqimit me të dyshuarin kanë arritur ta ndalojnë. Nga njësiti policor i dyshuari është arrestuar si dhe ju është konfiskuar një armë zjarri me një karikator me katër fishek. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

 

FOTO ILUSTRUESE 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera