Si ishte me tatime kazinoja ku u krye vrasja në Lipjan?
Autori: Sylejman Sylejmani
14:58 | 24 March 2019
Të mërkurën në kazinonë MATRIX në Lipjan, u krye një vrasje.
Një punëtor i kësaj kazinoje mbeti i vrarë nga arma e zjarrit, shkruan Gazeta inFokus.
Kjo ishte vrasja e dytë në kazinotë kosovare brenda pak kohe. Një vrasje më herët ishte kryer në Suharekë.
Gazeta inFokus ka kërkuar të dhëna se sa ka qenë e rregullt kazinoja MATRIX që operon në qytetin e Lipjanit me tatimet që duhet paguar në Administratën Tatimore të Kosovës.
Zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyqi – Sefa ka treguar se kjo kazino ka qenë e rregullt me pagesat e tatimeve dhe të akcizës.
Ajo thotë se asnjë gjobë për parregullsi nuk është shqiptuar për këtë kazino gjatë vitit 2018 dhe vitit 2019.
Rasti i Lipjanit ka bërë që Kuvendi i Kosovës të mbajë seancë të jashtëzakonshme për mbylljen e kazinove dhe lojërave të fatit.
Në këtë seancë, ministri i Financave, Bedri Hamza ka deklaruar se në Kosovë nuk ka asnjë kazino të licencuar.
Megjithatë, këtë gjë e hedh poshtë Bytyqi – Sefa në përgjigjet e saj dërguar Gazetës inFokus.
Ajo ka thënë se pikërisht kazinoja MATRIX në Lipjan ku edhe u krye vrasja, ishte e licencuar.
“Po janë bërë vizita në vitin 2017 kur është licencuar ky lokal, si dhe në vitin 2018 është vizituar, qëllimi i vizitave ka qenë marrja e librave dhe regjistrimeve, si dhe gjendja IN dhe OUT”, ka deklaruar ajo.
Në Kuvend ka kaluar rezoluta e cila do t’ua ndalojë aktivitetin subjekteve të lojërave të fatit për 10 vjet.
Në një afat prej 30 ditësh Qeveria duhet ta dërgojë në Kuvend ligjin e plotësuar që ndalon në këtë periudhë aktivitetin e tyre.
Rezoluta kaloi me 74 vota për, e asnjë kundër. /Gazeta inFokus

T� tjera
-
U zhduk katër ditë nga familja strehuese nga Ferizaj, 13-vjeçari dërgohet në strehimore
Një 13-vjeçar nga Deçani, i strehuar në një familje në Ferizaj, u largua nga ...
-
Temperatura nën zero në Kosovë të premten, gjatë ditës deri në 11 gradë Celsius
Të premten në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët, me intervale kohore me die...
-
Hykmete Bajrami e gatshme të përballet me Përparim Ramën për kreun e LDK: S’tërhiqem për shkak të kandidaturave tjera
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka shprehur interesim për të kandiduar p...
-
Bajrami ngre dyshime se ‘mafia energjetike’ përfiton nga importi i lartë i energjisë: Është punë e Prokurorisë të hetojë
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e ftuar në Pressing në T7, tha; “kam qen...
-
Papastërtia në shkollat e Prishtinës, komuna thotë se ka arritur marrëveshje me punëtorët grevistë
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se është arritur marrëveshje me Sindikatën dh...
-
Gazetari Elton Tozaj, publikon fotografinë: “Nuk më ndalni dot”
Pas raportimit të Gazetës Infokus për rrahjen e tij, Elton Maksi Tozaj publik...
-
EKSKLUZIVE: Rrihet në Gjermani gazetari shqiptar Elton Maksi Tozaj
Gazetari i njohur shqiptar, Elton Maksi Tozaj, njëherësh autor dhe moderator ...
-
Çfarë nënkuptojnë rezultatet e zgjedhjeve në SHBA për luftën e Trumpit me Iranin
Presidenti amerikan, Donald Trump, i kaloi javët e fundit të fushatës për zgj...
-
Apeli ia rrit dënimin nga 7 në 10 vjet burgim të akuzuarit për tentim vrasjeje të gruas dhe vajzës së mitur
Gjykata e Apelit ia rriti dënimin Bashkim Gashit nga 7 vjet e 6 muaj burgim, ...
-
Bekim Çollaku rrëfen për orët kritike bashkë me Hashim Thaçin para nisjes për Hagë më 5 nëntor
Ish-shefi i Stafit të Hashim Thaçit, Bekim Çollaku, në një rrëfim në FRONTAL ...
-
Grabitje në një objekt afarist në Gjakovë
Vlera Krasniqi, zëdhënëse në policinë rajonale të Gjakovës, konformoi se sot ...
-
Gjashtë vjet nga arrestimi, Thaçi me mesazh nga Haga: “Do të dal me çdo qelizë time i pastër si loti”
Në gjashtëvjetorin e arrestimit të tij nga Gjykata Speciale në Hagë, ish-pres...






























