Sport

Si i mbijetoi kancerit, kryetari i FFK-së Agim Ademi

Autori: Gazeta inFokus 21:04 | 24 June 2019

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ka rrëfyer në një emision sonte për atë se si kishte arritur ai që ti mbijetonte sëmundjes së kancerit

Kryetari ishte përballur me sëmundjen më të rëndë të shekullit 21. Ai ka treguar në emisionin “11 pyetjet e reporterit” se kishte parë vdekjen me sy.

“Kam qenë i sëmurë me kancer, dhe e kam mundur kancerin”, është përgjigjur Agim Ademi për Reporteri.net.

-Advertisement-

Sipas të parit të Federatës së Futbollit të Kosovës, tanimë ai nuk i frikësohet vdekjes pas rastit në fjalë.

“Nuk kam, sepse e kam pa vdekjen me sy. Kam qenë para vdekjes dhe falë Zotit dhe mjekëve që më kanë shëruar në Francë, unë sot jetoj”, ka thënë Ademi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera