Lajme

Si duket presioni ndërkombëtar? Një video-shpjegim i shkurtër që u bë viral, tregon ndryshimin e Kurtit opozitar me Kurtin pushtetar

Autori: Gazeta inFokus 17:32 | 01 August 2022

Në vitin 2020, Kryeministri i tanishëm i Kosovës, Albin Kurti, kishte folur rreth presionit të ndërkombëtarëve, ku thoshte se “nuk ka trysni mbi mua, nuk ka presion mbi mua, unë edhe më tutje jam kureshtar si duket trysnia ndërkombëtare”.

Por, pas aksioneve të fundit në veri nga Policia e Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kërkuan Kryeministrit Kurti ta shtyjë zbatimin e vendimeve për një muaj.

Me kërkesën nga Ambasadori i SHBA-ve Jeffrey M. Hovenier, Kurti tha se “kemi shprehur gatishmërinë tonë, që zbatimi i këtyre vendimeve të shtyhet për 1 shtator”.

-Advertisement-

E krahasimi i këtyre deklaratave me anë të një video të “Albanian Post” që u bë virale sot, tregon më së miri dallimin e Albin Kurtit sa ishte opozitar dhe Albin Kurtit “të veshur” me pushtetin e Kryeministrit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera