Auto&Tech

Si do të duket përgjigjja e BMW për Mercedes CLA – foto

Autori: Gazeta inFokus 12:19 | 21 March 2019

Gjigandi gjerman BMW njoftoi përgjigjen e saj ndaj Mercedes CLA.

Seria e parë e BMW 2 Series Gran Coupe do të ketë premierën në Los Anxhelos në nëntor dhe bavarezët kanë treguar detajet e para të kësaj coupe, transmeton KosovaPress.

Megjithëse fotografia e parë nuk zbulon shumë, BMW njofton një makinë sportive, elegante dhe ekstravagante që shtrihet gamën e modeleve kompakte me klientët urbanë, si grupi i synuar.

-Advertisement-

Bëhet fjalë për një version M Performance Coupe me katër dyer.

Bazuar në arkitekturën e re me motor në anën e përparme, BMW Seria 2 Gran Coupe do të ndajë detaje të shumta me Serie 1 të re që është paralajmëruar për vjeshtë.

Në ofertë pritet të jetë edhe xDrive në të katër boshtet, dhe në kulmin e ofertës është modeli M235i me më shumë se 300 kuaj fuqi.

Seria e dytë Gran Coupe e BMW-së do të jetë në shitje nga mesi i vitit 2020.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera