Si dhe pse u anulua mbledhja e përbashkët e qeverive?

Autori: Gazeta inFokus
07:46 | 14 June 2023
Mbledhja mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë u anulua dje, ku kryeministri Edi Rama tha se takimi nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar.
Rama tha se s’ka pasur dakordim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për një ndryshim të formatit, pasi sipas tij, kërkesa e Kurtit ishte që mbledhja të mbahej normalisht, por siç tha ai, “kjo nuk është e mundur”.
“Nuk është një moment për të krijuar një pasqyrë të rreme të asaj që në fakt po ndodhë në realitetin e Kosovës sot, mbase nuk është një përgjigje përfundimtare nga ana e kryeministrit, shpresojmë se mund të takohemi për të ballafaquar opinionet”, tha Rama, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, ai tha se i ka propozuar Kurtit që të mbahet një takim për sot me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell, por që s’e ka pasur dakordimin e homologut të tij kosovar.
E, për Qeverinë e Kosovës, anulimi i mbledhjes së përbashkët u bë njëanshëm nga Qeveria e Shqipërisë dhe se sipas tyre, kjo është hera e parë që ndodh një gjë e tillë.
Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, tha se Rama anuloi mundësinë për t’i nënshkruar 13 marrëveshje të reja.
“Mbledhjet e përbashkëta janë ndërmarrje të madhe organizative, të cilave u paraprinë një punë e madhe e ministrive për të përgatitur atë ditë. Nesër do të duhej të nënshkrueshin 13 marrëveshje të reja. Ato kishin synim t’i afronin ekonomitë tona, sistemet tona të drejtësisë, arsimit, kulturës, etj”, tha Kryeziu për Klankosova.tv.
Më tej, sipas Qeverisë së Kosovës, takimet bilaterale do të mund të mbaheshin çdo ditë tjetër, pasi vendet janë afër.
“Nuk do të ishte hera parë që do të takoheshim brenda ditës. Por është hera parë që një mbledhje e përbashkët anulohet në mënyrë të njëashme”, tha Kryeziu.

Të tjera
-
Profesoresha serbe që arrestua në Novi Sad ndodhet në grevë urie – BE kërkon veprim urgjent
Komisioni Evropian ka shprehur shqetësim të thellë për përkeqësimin e gjendje...
-
Rasti i rëndë në Matiqan: Mjekësia ligjore e largon trupin e pajetë të foshnjës së porsalindur
Një ngjarje e rëndë është raportuar nga një qytetar ditën e sotme. Në lagjen ...
-
OVL e UÇK’së i drejtohet komisionerit në KiE, kërkojnë hetim ndërkombëtar për “shkeljet” e Speciales
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK’së i është drejtuar me një letër Kom...
-
Shp*ërthimi në lokalin “Sekiraqa”, dëshmitari thotë që s’e njeh Enver Sekiraqën dhe për herë të parë e takoi në stacion policor
Në seancën e së hënës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në gjykimin për shp...
-
Publikohen pamjet nga deponia e mbeturinave ku u gjet pa shenja jete foshnja e sapolindur
Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot opinionin publik në Prishtinë. Një foshn...
-
Arrihet marrëveshja mes Komunës së Prishtinës dhe “Pastrimit”, vlera 1.5 milionë euro
Drejtori i Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci, pas takimit me përfaqësuesit ...
-
Lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici
Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, është liruar nga qelia pas një vend...
-
Serbia e liron nga burgu Tefik Mustafën pas një viti
Tefik Mustafa i cili u arrestua në qershor të vitit të kaluar në kufirin Serb...
-
Mbrohet në heshtje Çaslav Joliq, i akuzuar për krịme lu*fte në Istog
I akuzuari për krime lufte në Istog, Çaslav Joliq është mbrojtur në heshtje n...
-
Bajrami: VV e ka reduktuar paaftësinë për konstituimin e Kuvendit në një problem teknik: “Mbledhja e deputetëve çdo 48 orë”
Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete ...
-
Flasin nga Prokuroria për rastin e foshnjës që u gjet në thes të zi në mbeturina në Matiqan
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prishtinë ku një foshnje e porsalindur ...
-
Albin Kurti sërish refuzon t’u përgjigjet gazetarëve
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përsëri nuk pranoi që t’i përgjigjet pye...