Lajme

Kadrijaj: Veç me e propozu Albulena Haxhiun për çmim Nobel për dështime

Autori: Gazeta inFokus 12:00 | 19 Maj 2025

Shefja e Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka reaguar pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit, duke ironizuar me kandidaten e Vetëvendosjes për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiun, shkruan Gazeta Infokus.

Kadrijaj tha se situata në Kuvend po përsëritet pa ndonjë ndryshim dhe kritikoi kërkesën e kryesuesit të seancës për mbajtjen e takimeve çdo javë, duke e cilësuar si shkelje të Kushtetutës dhe një veprim të papranueshëm për partitë opozitare.

“Po përsëritet skenari i njëjtë. Ishte një kërkesë e kryesuesit që seancat të mbahen çdo javë, por kjo u refuzua nga të gjitha partitë opozitare, sepse përbën shkelje kushtetuese. Prandaj, nuk e pranuam,” deklaroi Kadrijaj.

-Advertisement-

Ajo përdori ironi ndaj Albulena Haxhiut, duke thënë se mund të propozohet për çmim Nobel – jo për arritje, por për dështimet e njëpasnjëshme në seanca.

“Veç me e propozu për çmim Nobel Albulena Haxhiun – edhe pse çmimi ndahet për arritje – me e propozu për dështimet që po përsëriten në çdo seancë”, u shpreh ajo.

Kadrijaj gjithashtu konfirmoi se AAK është në proces të përpilimit të komenteve për ankesën që ka paraqitur në Gjykatën Kushtetuese, lidhur me çështjen e votimit të fshehtë për kryetarin e Kuvendit.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy