Flasin nga Prokuroria për rastin e foshnjës që u gjet në thes të zi në mbeturina në Matiqan

Autori: Gazeta inFokus
12:16 | 19 May 2025
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prishtinë ku një foshnje e porsalindur është gjetur pa shenja jete në rrethana të rënda dhe çnjerëzore, në lagjen Matiqan të kryeqytetit.
Rasti është raportuar më 19 maj 2025, rreth orës 10:30, kur një qytetar ka njoftuar autoritetet pasi ka vërejtur një qese të zezë pranë një deponie mbeturinash në rrugën “Butofci”. Në momentin që është afruar, qytetari ka zbuluar se brenda saj ndodhej trupi i një foshnje të porsalindur.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar për Infokusin se është njoftuar menjëherë për rastin dhe se hetimet kanë nisur.
“Prokurori kujdestar është njoftuar lidhur me rastin dhe është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes,” thuhet në njoftimin e Prokurorisë, ndërsa theksohet se informacione shtesë do të jepen në vijim.
Menjëherë pas njoftimit, njësitë emergjente dhe policia kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa mjekët kanë konstatuar se foshnja nuk shfaqte shenja jete. Autoritetet kanë nisur hetime për të identifikuar personin apo personat përgjegjës për këtë akt të rëndë dhe për të zbuluar motivet që çuan në këtë ngjarje tragjike.

Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të kemi mot me diell dhe mjaft të nxehtë veror. Mëngje...
-
Paralajmërohet mbyllje e bizneseve e largime nga puna pas vendimi të ZRrE-së
Që nga data 1 qershor bizneset të cilat kanë më shumë se 50 punëtorë kanë dal...
-
Sulmet izraelite vrasin shefin e inteligjencës së forcave të armatosura iraniane
Irani ka konfirmuar se kreu i njësisë së inteligjencës së Gardës së Revolucio...
-
Nga Anglia në Shkodër në këmbë, Seb Ponari përshkoi 2750 km për 36 ditë: Ishte udhëtim shpirtëror
E nisi rrugëtimin e tij 36 ditë më parë nga qyteti i Cambridge-it në Angli, d...
-
Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe janë të gatshme për bisedime me Iranin
Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe janë të gatshme të zhvillojnë bisedime...
-
Propozimi i LDK-së vlerësohet i parealizueshëm
Propozimin për qeveri tranzicionale, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovë...
-
Irani paralajmëron banorët e Izraelit: Evakuohuni nga zonat e vendeve të rëndësishme ushtarake
Ushtria e Iranit ka lëshuar paralajmërim për banorët e Izraelit që të evakuoh...
-
Irani godet një ndërtesë banimi në qytetin verior izraelit Haifa
Teherani ka goditur një ndërtesë në qytetin verior të Izraelit, Haifa. Laj...
-
Gjetjet e auditorit: Pjesëtarët e FSK-së nuk morën kompensimin e plotë
Kompensimi i ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në shumicën e rasteve...
-
Refuzohet lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, avokati:Vendimi është paragjykues
Refuzohet sërish lirimi i përkohshëm për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të ...
-
Njohja nga Serbia si prioritet, Lekaj mbështet qasjen e Trumpit
Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar se mesazhi i fund...
-
Konflikti me Iranin/ 5 shqiptarë të bllokuar në Izrael, Meri Kumbe: Po punojmë për rikthimin e tyre në shtëpi
Për shkak të konfliktit Izrael-Iran, 5 shtetas shqiptarë kanë mbetur të bllok...