Si dështoi transferimi i Lewandowskit në Serie A, zbulohen arsyet!
Autori: Gazeta inFokus 15:32 | 27 March 2020
Në këtë sezon ai po kalon një moment të artë me Bayern Munich. Është kryegolashënues në Bundesliga dhe Champions League ndërkohë që ka qenë deçiziv edhe te kombëtarja e Polonisë.
Karriera e deritanishme e Robert Lewandowskit ka qenë mes vendlindjes së tij dhe Gjermanisë ku ka mbajtur veshur fanellat e dy skuadrave më të rëndëishme në shtetin teuton fillimisht Borussias së Dortmundit dhe më pas Bayern Munich skuadra me të cilat ka fituar shumë trofe si dhe është shpallur disa herë këpuca e artë e Bundesligas. Gjithsesi karriera e Levës mund të kishte patur një tjetër rrjedhë pasi në moshën 21-vjeçare kur ishte pjesë e Lech Poznan, Leëandoëski mund të ishte transferuar te Genoa në Serie A. Klubi i Enrico Preziosi i ndjek me shumë vëmendje talentet që dalin nga futbolli polak dhe treguesi i kësaj është firma me Piatek.
Në vitin 2010-të Lewandowski i cili kishte shënuar 18 gola në 28 ndeshje me Lech Poznan në kampionat dhe 2 gola në Europa League ishte shumë pranë transferimit te Genoa. Drejtuesit e klubit të Serie A arritën akordin me menaxherin e futbollistit që Leva të bëhej partneri i Rodrigo Palacios në sulm te Genoa dhe madje kaloi me sukses edhe vizitat mjekësore. Ekzistojnë disa versione se pse operacioni dështoi papritur.
Disa flisnin për një problem, që lidhej me komisione tepër të larta, të tjerët për një përpjekje të klubit polak për të rritur çmimin, apo se presidenti Preziosi nuk mbeti i mrekulluar nga fiziku i lojtarit. Më pas Genoa firmosi me Luca Tonin një futbollist i konfirmuar ky në atë periudhë ndërsa Leva po gjatë asaj vere u transferua te Borussia Dortmund për 4 milionë euro. Që Genoa gaboi këtë e treguar koha dhe karriera e Robert Lewandowskit.
Të tjera
-
Kurti takohet me deputetë gjermanë në Berlin, flasin për aplikimin e Kosovës në KiE
Në ditën e dytë të qëndrimit të tij në kryeqytetin e Gjermanisë, Kryeministri...
-
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Forca e Sigurisë së Kosovës ka mbajtur sot ceremoninë e garës ndërkombëtare “...
-
Pas dyshimeve për keqpërdorim, konstituohet komisioni hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore
Komisioni hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të teksteve shkol...
-
Projektligji për KPM-në, Deirdre Kevin: Ligjet janë në përputhje me standardet evropiane
Projektligji për Komisionin e Pavarur për Media, u diskutua sërish në Komisio...
-
Dhëndrri dyshohet se tentoi të vr*së ish vjehrrin, policia jep detaje për rastin në Dragash
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë dyshohet se ka tentuar të vrasë nj...
-
“Nuk do ta shesim TikTok-un”, reagon pronari kinez në SHBA pas miratimit të ligjit që ndalon rrjetin social
Kompania mëmë kineze e TikTok, ByteDance, thotë se nuk ka ndërmend ta shesë b...
-
Blinken: Rusia pa ndihmën e Kinës nuk do arrinte të vazhdonte pushtimin e saj në Ukrainë
Rusia do të kishte vështirësi për të vazhduar pushtimin e saj në Ukrainë pa n...
-
Rama takon Jasharin, diskutojnë për shtatoren e Adem Jasharit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim Bekim Jas...
-
Osmani për donacionin në QKUK: Rikthim i dinjitetit për pacientët
Klinika e Mjekësisë Bërthamore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ësh...
-
Regjistrimi i popullësisë: Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet
Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet,...
-
Lṷfta e fundit në Kosovë: Rreth 22 miliardë euro dëme materiale
Institucioni i Avokatit të Popullit po mban një tryezë diskutimi me rastin e ...
-
“Termokos” përmbyll sezonin e ngrohjes
Ndërmarrja “Termokos”, ka përmbyllur sezonin e ngrohjes për vitin 2023-2024. ...