Shumë më KEQ sesa keni menduar: Kur nxirrni nga goja GËNJESHTRËN, truri juaj ndryshon!”
Autori: Gazeta inFokus 09:21 | 20 May 2017
Shkencëtarët kanë konstatuar që çdoherë kur dikush e thotë ndonjë gënjeshtër, ndodhin ndryshime brenda trurit,
Ndoshta keni vërejtur që akti i vogël i josinqeritetit te disa njerëz me kohë bëhet edhe më i madh. P.sh., personi i cili është i prirë të thotë të pavërteta të vogla, suptile, – gradualisht fillon të shpikë gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha, pa fije turpi.
Ekspertët konstatojnë që për këtë ekziston shkaktari biologjik, transmeton Telegrafi.
“Çdo gënjeshtër, sado të vogël që e themi, e ushtron trurin tonë që të lejojë josinqeritetin, andaj në këtë mënyrë në të ardhmen edhe më lehtë të themi të pavërteta edhe më të mëdha”, theksohet në një studim i cili tërheq vërejtjen që josinqeriteti mund të çojë në krimetë mëdha.
Studimet e reja, duke u mbështetur në të dhënat empirike, konstatojnë që shpeshtësia e thënies së gënjeshtrave dhe e sjelljeve të pandershme shtohet për shkak të përsëritjeve, andaj në të ardhmen do të thellohen gjithnjë e më shumë.
Shkencëtarët kanë konstatuar që çdoherë kur dikush e thotë ndonjë gënjeshtër, ndodhin ndryshime brenda trurit.
Në të vërtetë, me përsëritjen e gënjeshtrave zvogëlohet ndjeshmëria në pjesën amigdale (grup nervash të lidhura me ndjenjat), të cilat fillojnë të reagojnë më pak ndaj gënjeshtrave dhe josinqeritetit. Në këtë mënyrë gënjeshtra bëhet e lehtë për individin, sepse trurin e tij tashmë e ka “mashtruar”.
Eksperimenti për matjen e josinqeritetit
Shkencëtarët në eksperimentin e tyre për matjen e josinqeritetit kanë përfshirë 80 pjesëmarrës në çifte të ndara. Ata kanë marrë për detyrë që të luanin lojën në të cilën njëri person do t’ia transmetonte informacionin e caktuar personit tjetër, me ç’rast do të përfitonin një dobi të caktuar njëri apo të dy pjesëmarrësit.
Loja ka qenë mjet për studimin e integritetit të pjesëmarrësve.
Rezultatet kanë treguar që pjesëmarrësit kanë qenë të prirë të mashtrojnë në raste kur të dy fitonin ndonjë dobi pas lojës.
Për shkencëtarët fakti më mbresëlënës ishte ai që në fillim të gjithë pjesëmarrësit ishin të gatshëm të thoshin gënjeshtra të vogla në dobi të tyre, mirëpo gradualisht, duke avancuar loja, edhe gënjeshtrat filluan të rriteshin.
Një vërejtje miqësore
Dr. Tali Sharlot gjithashtu thekson që në mënyrë empirike mund të konstatojmë ekzistencën e mekanizmit biologjik.
“Qoftë kur është fjala për tradhtinë, josinqeritetin, dopingun apo mashtrimin financiar, mashtruesit shpesh thonë që aktet e tyre të vogla të josinqeritetit me kalimin e kohës janë përshkallëzuar, dhe se befasisht janë gjendur në situata që të bënin edhe krime të mëdha”.
Të tjera
-
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit
Nesër nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka...
-
Në janar do të hapet tenderi për tunelin Kosovë-Maqedoni e Veriut
Nga qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë thënë se në janar 2025 do të hapet te...
-
Arifi: Kanë filluar pipat e propagandës elektorale të LVV nëpër rrjete sociale
Ish-diplomati Avni Arifi, parashikon se Vetëvendosja do të zvhillojë fushatë ...
-
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas sondazheve
Kandidati i Partisë Social-Demokrate për president të Rumanisë, Marcel Ciolac...
-
Gërvalla nderon heronjtë, Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj në 21 vjetorin e vrasjes së tyre
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka përkujtuar zyrtarët e poli...
-
Hoxhaj nesër nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”
Nesër pritet që nënkryetarit të Kuvendit Enver Hoxhaj, t’i jepet titulli “Doc...
-
Qalaj thotë se në veri po hyjnë armë nga Serbia
Për tri ditë radhazi Policia e Kosovës në aksionet e saj në Zveçan, Zubin Pot...
-
Skandaloze: Shkëlzen Gashi i quan mediat organizata kriminale, e gazetarët kriminelë
Analisti Shkëlzen Gashi ka lëshuar një deklaratë skandaloze për mediat dhe ga...
-
Shkuarja në zgjedhje me VV-në, Meta: Gërvalla e Peci vendosën për interes të tyre, jo të partisë
Deputeti nga Lista “Guxo”, Burim Meta ka qenë i ftuari i radhës në “Reel Talk...
-
Konjufca e pret nesër homologun e tij nga Maqedonia e Veriut
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nesër e pret në takim homologun e tij nga...
-
Dyshohet se vrau gruan e tij Gjyljeta Ukellën, Edmond Lajçi nuk tentoi kurrë t’i takojë fëmijët
Për një vrasje që ndodhi në prill të këtij viti, tek këto ditë u ngrit aktaku...
-
Vonesa në regjistrimin e veturave me targa “RKS” në Leposaviq
Targa RKS nuk janë parë ndonjëherë më shumë në komunën e Leposaviqit. Megj...