Shuma e parave që do t’i fitojnë Drita dhe Prishtina me pjesëmarrjen në Evropë
Autori: Gazeta inFokus 16:56 | 12 June 2018
Drita dhe Prishtina e dominuan futbollin kosovar këtë sezon. E para u shpall kampione, ndërsa e dyta nënkampione, derisa kryeqytetasit janë në lojë ta fitojnë edhe trofeun e Kupës së Kosovës.
Mundi dhe sakrifica gati njëvjeçare gjithsesi se do t’u shpërblehet këtyre dy klubeve dhe atë në forma të ndryshme.
Fillimisht, më e rëndësishmja është se ato do të luajnë në Evropë, e cila është arsyeja kryesore pse lufton një klub të jetë i suksesshëm në kampionatin nacional.
Me këtë rast gjilanasit si kampionë do të luajnë në Ligën e Kampionëve, për herë të parë në histori të tyre e prishtinasit do të marrin pjesë në Europa League për herë të dytë radhazi qoftë si fitues të Kupës apo edhe si nënkampionë, duke e pasur parasysh se finalisti tjetër i Kupës, Vëllaznimi, nuk e ka marrë licencën për të luajtur në Evropë.
Evropa ua mbush kasat
Pjesëmarrja në Evropë do t’i pasurojë edhe arkat e Dritës dhe Prishtinës.
Nëse bazohemi në shpërblimet që janë ndarë në sezonin paraprak dhe nëse nuk do të ketë ndryshime eventuale gjatë verës gjilanasit do t’i përfitojnë afro gjysmë milioni nga UEFA.
Në fakt, ata do t’i marrin 260 mijë euro për shpalljen kampionë dhe 220 mijë të tjera për pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve, shkruan Zeri.
Edhe pse do të luajnë nga faza preliminare, Bardhekaltrit pritet t’i marrin 220 mijë, të cilat i kanë të sigurta ekipet e fazës së parë eliminatore.
Këtë e ka konfirmuar javë më parë për Zërin edhe menaxheri për licencim të klubeve në FFK, Bajram Shala.
“Te pjesa financiare nuk ka ndryshim. 480 mijë do t’i marrë kampioni, që luan në Champions dhe 215 mijë ekipi që luan në Europa League. Ndryshimi i vetëm ka të bëjë me mënyrën e kualifikimit, respektivisht me aspektin sportiv, por jo me atë të pjesës financiare. Është plotësisht e njëjtë”, ka thënë ai.
Mirëpo kjo nuk është e tëra. Krahas 480 mijë eurove që pritet t’i marrë nga UEFA, Drita do të shpërblehet edhe në rrafshin vendor.
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) do ta shpërblejë klubin gjilanas me 30 mijë euro që është shpallur kampion, ndërsa ky klub nga të drejtat televizive do t’i marrë edhe 20 mijë euro, një shpërblim ky linear për të gjitha klubet e Superligës.
Në total kjo i bie që Drita do t’i përfitojë 530 mijë euro, pra rreth gjysmë milioni.
Sa i përket Prishtinës, për pjesëmarrje në Europa League ky ekip do t’i marrë 215 mijë euro nga UEFA, ndërsa 20 mijë të tjera do t’i takojnë për shpalljen nënkampion, pra që e mbylli sezonin e dyta.
Këtyre mund t’ua shtojmë edhe 20 mijë të tjera nga të drejtat televizive, që në total i bie t’i fitojë 235 mijë euro.
Kryeqytetasit kanë mundësi të fitojnë ende. Nëse triumfojnë në Kupën e Kosovës ata do t’i fitojnë 20 mijë euro nga FFK-ja, ndërsa nëse humbin nga Vëllaznimi si finalist do t’i marrin 10 mijë euro.
Në total prishtinasit mund t’i fitojnë 255 mijë euro, pra rreth një çerek milioni.
Të tjera
-
Osmani për fjalimin e Vuçiqit në KS të OKB-së: Të vërtetën tonë nuk mundet ta sulmojë e as ta mohojë askush, e as Serbia
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar rreth reagimit të presid...
-
56 vjeçari gjendet i vdekür në banesën e tij në Fushë Kosovë
Një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “Dardani...
-
Ambasadori britanik në Beograd: Asociacioni të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Serbi, Edward Ferguson, ka thënë të pr...
-
Kurti takohet me deputetë gjermanë në Berlin, flasin për aplikimin e Kosovës në KiE
Në ditën e dytë të qëndrimit të tij në kryeqytetin e Gjermanisë, Kryeministri...
-
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Forca e Sigurisë së Kosovës ka mbajtur sot ceremoninë e garës ndërkombëtare “...
-
Pas dyshimeve për keqpërdorim, konstituohet komisioni hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore
Komisioni hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të teksteve shkol...
-
Projektligji për KPM-në, Deirdre Kevin: Ligjet janë në përputhje me standardet evropiane
Projektligji për Komisionin e Pavarur për Media, u diskutua sërish në Komisio...
-
Dhëndrri dyshohet se tentoi të vr*së ish vjehrrin, policia jep detaje për rastin në Dragash
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë dyshohet se ka tentuar të vrasë nj...
-
“Nuk do ta shesim TikTok-un”, reagon pronari kinez në SHBA pas miratimit të ligjit që ndalon rrjetin social
Kompania mëmë kineze e TikTok, ByteDance, thotë se nuk ka ndërmend ta shesë b...
-
Blinken: Rusia pa ndihmën e Kinës nuk do arrinte të vazhdonte pushtimin e saj në Ukrainë
Rusia do të kishte vështirësi për të vazhduar pushtimin e saj në Ukrainë pa n...
-
Rama takon Jasharin, diskutojnë për shtatoren e Adem Jasharit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim Bekim Jas...
-
Osmani për donacionin në QKUK: Rikthim i dinjitetit për pacientët
Klinika e Mjekësisë Bërthamore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ësh...