Shtrenjtimi i rrymës, Presidenca kundër ndryshimit të tarifave, Qeveria kërkon të preken bizneset
Autori: Gazeta inFokus 17:00 | 07 March 2023
Presidenca dhe Qeveria kanë dorëzuar komentet e tyre lidhur me propozimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë që tarifat të shtrenjtohen për rreth 14 përqind. E para e vendit ka rekomanduar që tarifat të mos ndryshohen dhe që kostot shtesë të operatorëve të mbulohen përmes pakos 75 milionëshe të BE’së, derisa nga ekzekutivi kanë sugjeruar që tarifat për amvisërinë të mbeten të pandryshuara, e të përshtaten ato për bizneset, sidomos ato të mëdha. ZRRE thotë se po i vlerëson këto komente dhe se pas analizimit, do ta publikojë raportin përfundimtar.
Tarifat e reja të energjisë elektrike do të hyjnë në fuqi nga 1 prilli. Më shumë gjasë, do të jenë më të shtrenjta. Propozimi fillestar i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, është që tarifat të rriten për rreth 14 përqind, por që vendimi përfundimtar do të merret pas analizimit të komenteve nga palët e interesit.
Për këtë propozim, Presidenca e Qeveria kanë mendime të ndryshme.
Në komentet që ka dorëzuar në ZRRE, Zyra e Presidentes Vjosa Osmani ka rekomanduar që të mos ketë rritje të tarifave. Arsyetim për këtë e ka dhënë normën e lartë të inflacionit.
Për të mbuluar kostot shtesë që kanë ndikuar në rritjen e vështirësive për operatorët e rregulluar, Presidenca ka përmendur mundësinë që ato të mbulohen përmes subvencionimit.
“… ZPRK-ja rekomandon që në këtë shqyrtim të jashtëzakonshëm tarifor të vlerësohen mundësitë për shmangie të rritjes së tarifave duke inkurajuar komunikimin dhe koordinimin ndërinstitucional me qëllim të sigurimit të subvencionimit të kostove shtesë të cilat kanë ndikuar në rritjen e vështirësive për operatorët e rregulluar”, thuhet në komentet e ZPRK’së.
Për këtë, Presidenca ka thënë se do të mund të kontribuonte edhe pakoja 75 milionëshe e BE’së.
“Në këtë drejtim do të mund të kontribuonte edhe pakoja e Mbështetjes për Energji e BE-së për Kosovën përmes së cilës janë siguruar 75 milionë euro për të ndihmuar me përballjen me krizën energjetike. Sipas marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe BE-së, 25 milionë euro do të shkojnë për subvencionimin e faturave të energjisë dhe metodave të ngrohjes alternative, si druri dhe peleti.
Andaj, ZPRK-ja, rekomandon që përpara marrjes së një vendimi final, të shqyrtohet seriozisht mundësia e subvencionimit, duke shmangur nevojën për një vendim të ri të ZRRE-së, i cili do të rezultonte me rritje të sërishme të tarifave në vendin tonë”, thuhet në komentet e Presidencës.
Komente ka dorëzuar edhe Zyra e Kryeministrit. Në komentet e dërguara, ZKM’ja sugjeron që tarifat për amvisërinë të mbeten të pandryshuara dhe që mbulimi i hendekut të bëhet duke përshtatur tarifat për bizneset, sidomos ato të mëdha.
“Mbulimi i hendekut për HLM për 2023 të bëhet kryesisht nga bizneset: Në shqyrtimin e ndodhur vitin e kaluar, përkundër propozimeve nga MFPT por edhe nga palë tjera siç është Sekretariati i Komunitetit të Energjisë, ZRRE la të pandryshuara tarifat për bizneset, duke ndryshuar vetëm tarifat për amvisëritë me shtimin e bllokut të ri tarifor për konsumin mbi 800 kWh. Nisur nga kjo situatë, për vitin 2023, sugjerojmë që tarifat për amvisëritë do të mbeten të pandryshuara, ndërsa mbulimi i hendekut të bëhet (në masë të madhe) duke përshtatur tarifat për bizneset, dhe sidomos bizneset e mëdha. Një përshtatje e tillë për bizneset e mëdha mund të shihet edhe në kontekstin e hapjes së tregut, ku tarifat e rregulluara do duhej që gradualisht të konvergjonin me tarifat që aktualisht janë në treg të hapur”, thuhet në komentet e dërguara nga ZKM.
Nga Zyra e Rregullatorit për Energji e kanë konfirmuar për Gazetën Express pranimin e këtyre komenteve, duke shtuar se pas analizimit të tyre do ta publikojnë raportin përfundimtar me përgjigje ndaj palëve.
“Zyra e Rregullatorit për Energji ka pranuar komentet nga : KOSTT, KEDS, KESCO, KEK, Zyra e Presidentes dhe Zyra e Kryeministrit. ZRRE është në proces të vlerësimit të komenteve të pranuara nga palët e interesuara, dhe pas analizimit të tyre do të publikojë raportin përfundimtar me përgjigje ndaj palëve. Kjo fazë e konsultimit përfshinë procesin e përcaktimit të të hyrave të lejuara maksimale, dhe pas aprovimit të tyre, operatorët e rregulluar aplikojnë për tarifa”, ka thënë Petrit Pepaj nga ZRRE.
Ndryshe, tarifat që aktualisht janë në fuqi ishin miratuar më 8 shkurt të vitit të kaluar.
Me këto tarifa, shtrenjtim të faturave kanë pasur ata që shpenzojnë mbi 800 kilovat për orë brenda muajit.
Konsumatorët e tarifës mbi 800 kilovat për orë kanë tarifën e lartë prej 12.5 cent për kilovat dhe 5.9 cent për tarifën e ulët.
Për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovat në orë në muaj, tarifa e lartë është 7 centë, ndërsa ajo e ulët, 3 centë.
Të tjera
-
Kryeministri Kurti bën homazhe te varret e Ilir Konushevcit dhe Hazir Malajt
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me një pjesë të kabinetit të ti...
-
Hoxhaj: Kosova pa asnjë njohje që katër vjet, i ka humbur momentumi ndërkombëtar
Ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, ka thënë se Palestina, edhe pse në Gaza ...
-
Ky është polici që u plāgos nga hajnat në Klinë
Në orët e para të mëngjesit të së enjtes është plagosur një polic në Zllakuqa...
-
Presidentja Osmani kujton heroin Ilir Konushevci në 26- vjetorin e rënies së tij
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar heroin Ilir Konushevci në 26-...
-
Deponohen mbi 700 euro të falsifikuara në një bankë në Prizren, konfiskohen nga forenzika
Në Policinë e Kosovës, zyrtarë të një banke në Prizren kanë njoftuar se në ba...
-
Në ditën e Evropës, shkallët e “Dragodanit”, marrin ngjyrat e flamurit të BE-së
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se shkallët ikon...
-
Policia e Kosovës shqipton 2071 tiketa trafiku brenda 24 orësh
Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë shqiptuar 2071 tiketa trafiku. ...
-
LAJMI I FUNDIT: Plāgoset një polic në Klinë në shtëpinë e priftit
Sot në orët e hershme të mëngjesit është plagosur një polic në Zllakuqan të K...
-
KFOR-i gjen një pu*shkë me 13 fish*ekë në Zveçan
Në komunën e Zveçanit nga njësia e KFOR-it është gjetur një pushkë e varur në...
-
Dita e Evropës, Rama: Shqipëria, më afër se kurrë ëndrrës së vjetër shqiptare
Sot shënohet Dita e Evropës. Me këtë rast, kryeministri shqiptar, Edi Rama...
-
Gjendet një mjet shpër*thyes në Gjakovë, lajmërohet FSK-ja
Forcat e Sigurisë së Kosovës janë kërkuar për ndihmë pasi është hasur një mje...
-
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, kështu do të ndahen mandatet në Kuvend
VMRO-DPME fitoi zgjedhjet parlamentare të 8 majit në Maqedoninë e Veriut. For...