Lajme

Shtohet numri i nënoficerëve profesionist të FSK-së

Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 18 February 2023

Është shtuar numri i nënoficerëve profesionist të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të trajnuar në Qendrën e Arsimit Profesional të Akademisë së FA të Shqipërisë, shkruan Gazeta Infokus.

Kështu ka njoftuar ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një postimi në “Facebook”.

“Në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë, nënoficerë tanë, së bashku me vëllezërit e motrat e FARSH, përfunduan me sukses Kursin e Avancuar të Nënoficerit, pranë Qendrës së Arsimimit Profesional të Nënoficerëve, në Akademinë e FA të Republikës së Shqipërisë”, ka shkruar Mehaj.

-Advertisement-

Gjithashtu, i pari i Ministrisë së Mbrojtjes ka thënë se qëllimi i këtij kursi ngritja e aftësive profesionale të nënoficerëve, me synim që të përgatitë liderë të shkathët për të udhëhequr me trupa./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera