Lajme

Shteret liqeni i Badocit

Autori: Gazeta inFokus 07:44 | 29 August 2022

Mungesa e reshjeve atmosferike ka ndikuar në rënien drastike të nivelit të ujit në liqenin e Badocit, ditët e fundit kjo rënie ka arritur në 9.1 metra nën kuotën e kapërderdhjes së ujit. Vizitorët e Badocit thonë se kjo thatësi nuk mbahet në mend ndërsa peshkatarët shqetësohen se nëse vazhdon kjo situatë, do të dëmtohet në masë të madhe bota ujore.

Pothuajse 1/4 e sipërfaqes së liqenit të Badocit tashmë është sipërfaqe e gjelbër. Madje pjesë e nën urës e cila e lidh Prishtinën me Gjilanin është shndërruar në rrugë të kalueshme.

Kjo po ndodh si pasojë e rënies së nivelit të ujit, për të cilin vizitorët thonë se një thatësi e tillë nuk mbahet në mend.

-Advertisement-

Adhuruese e bukurisë së liqenit të Badocit është edhe Florineta Bajgora, ajo thotë për RTK se secili qytetar duhet të brengoset për këtë ndryshim dhe të vetëdijesohet për rëndësinë e ujit të pijshëm.

Edhe Ragip Sinani është njëri nga vizitorët e rregullt të liqenit dhe thotë se përveç mungesës së ujit të pijshëm edhe më shqetësuese është ikja e kafshëve ujore.

Rënia e nivelit të ujit në liqenin e Badocit është shqetësuese edhe për adhuruesit e peshkimit.

Aktualisht me reduktime të ujit po përballet lagjja e Veternikut dhe Prishtina e re, ndërsa në pjesët e tjera të qytetit ka raste që ulet shtypja mas mesnatës ose mungon në pika të larta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera