Shtatë shkaqet e sterilitetit
Autori: Gazeta inFokus 21:53 | 05 August 2017
Për sterilitetin e bashkëshortëve mund të flitet vetëm nëse shtatzënësia nuk ndodh pas dy viteve të marrëdhënieve të rregullta seksuale pa mjete kontraceptive. Nëse duam që steriliteti të shërohet, është e nevojshme të bëhen kontrollime të hollësishme të të dy partnerëve.
Problemi i fekondimit dhe i lindjes së fëmijës sot është shumë aktual për shumë çifte. Mjekësia konsideron se një çift nuk mund të ketë fëmijë nëse më shumë se dy vjet ka marrëdhënie të rregullta seksuale pa përdorur mjete kontraceptive dhe megjithatë nuk arrijnë sukses për të pasur fëmijë.
Prandaj, çifti patjetër duhet të paraqitet te eksperti, sepse, siç thonë ekspertët, ekzistojnë vetëm shtatë shkaktarë të sterilitetit. Vetëm nëse gradualisht i eliminojnë njërin pas tjetrit, arrihet te esenca e problemit, transmeton Telegrafi.
1. Spermatozoidet e ngadalshme
Shkaktari i parë i sterilitetit te meshkujt mund të jetë numri i vogël i spermatozoideve vitale dhe aktiviteti e lëvizshmëria e tyre e ulët.
Sasia dhe aktiviteti i spermatozoideve konstatohet me analizën tejet të rëndomtë, të ashtuquajtur spermogram, me të cilën vlerësohet numri i spermatozoideve në mililitër të lëngut të farës, forma e tyre, pamja dhe lëvizshmëria.
Të ashtuquajturat spermatozoide të suksesshme hidhen drejt cakut të tyre – në qelizën vezore. Mirëpo, për fat të keq, ekzistojnë edhe spermatozoide të palëvizshme dhe pak të lëvizshme, si edhe ato të cilat lëvizin në rreth dhe assesi nuk e arrijnë cakun. Po qe se sasia e spermatozoideve aktive është nën 50 për qind, mund të flitet për sterilitetin e mashkullit.
2. Jokompatabiliteti i partnerëve
Në raste tepër të rralla ndodh që organizmi i femrës për shkaqe të ndryshe e hedh spermën e mashkullit të caktuar duke prodhuar antitrupa specifikë. Ky është shkaku i dytë i sterilitetit të bashkëshortëve dhe quhet inkompatilitet imunologjik ose steriliteti i prejardhjes imunologjike.
Edhe ky problem mund të zgjidhet me analiza të caktuara, duke i zbuluar ata antitrupa në gjak dhe duke e pamundësuar zhvillimin e tyre.
3. Çrregullimet e ciklit menstrual
Kur përjashtohen tashmë shkaktarët e përmendur të sterilitetit, kalohet në hulumtimet nëpër të cilat duhet të kalojë femra. Qëllimi themelor i këtyre kontrolleve është përcjellja e të gjitha fazave të formimit, pjekjes dhe a është e gatshme hedhja e qelizës vezore për fekondim. Mirëpo, para së gjithash, femra patjetër duhet të ketë cikël normal menstrual.
Çrregullimet e ciklit janë shkaktari i tretë i sterilitetit të bashkëshortëve. Sipas rregullit, studimi gjithëpërfshirës i statusit hormonal bën të mundshme zbulimin e shkaktarëve dhe aplikimin e terapisë adekuate.
4. Formimi i qelizës vezore
Çrregullimi i procesit të formimit të qelizës “së re” vezore dhe lirimi i saj nga folikula është shkaktari i katërt i sterilitetit, por shumë i rrallë. Mënyra më e rëndomtë e kontrollimit të formimit të folikulave është ultrazëri i vezoreve, i cili bëhet në ditën e shtatë apo të tetë të ciklit menstrual. Në njërën vezore do të duhej të formoheshin minimalisht disa folikula. Mes tyre duhet të piqet një – ajo më dominantja, e cila është më e madhe se të tjerat dhe e cila drejtpërdrejt merr pjesë në ovulacion.
Kjo ndodh përafërsisht në mes të ciklit (nga dita e 11-të deri në ditën e 13-të). Edhe ky proces mund të përcillet me ultrazë.
5. Vezoret policistike
Pjekja e vonshme e folikulës dominuese dhe mungesa e ovulacionit janë shkaktari i pestë i sterilitetit dhe quhet sindromë e vezoreve policistike. Ky problem paraqitet bukur shpesh dhe definohet prania e fshikëzave të mbushura me lëng në çdo vezore.
Mirëpo, kjo nuk është për t’u brengosur, sepse fjala është për çrregullimin funksional, i cili me sukses shërohet. Është shumë me rëndësi që ky problem të konstatohet me kohë.
6. Inflamacioni i vezoreve
Ndikon drejtpërdrejt në procesin e fekondimit. Folikula dominuese patjetër duhet të depërtojë membranën e vezores, ndërkaq te vezoret inflamatore membrana është dukshëm më e trashë, andaj folikula nuk mund të dalë nga vezorja. Ky është shkaktari i gjashtë i sterilitetit.
7. Pakalueshmëria e vezoreve
Shkaktari i shtatë dhe i fundit i sterilitetit është pakalueshmëria e vezoreve, sepse fekondimi i qelizës së pjekur të vezores më së shpeshti ndodh pikërisht në to.
Kalueshmëria e vezëpërçuesve konstatohet me grafinë histerosalpine: nëpërmjet fytit të mitrës mjeku injekton materie kontraste dhe në rëntgen përcjell lëvizjen e saj nëpër vezëpërçues. Pakalueshmëria e vezçpërçuesve shërohet me veprime mikrokirurgjike apo e laparaskopi.
Të tjera
-
Vranësira e reshje bore – Parashikimi i motit për fundjavë
Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore....
-
“Në rastin e Banjskës spitali i Mitrovicës s’kishte as penjë” – Deputetja Rrezarta Krasniqi me kritika të forta për gjendjen e shëndetësisë në Kosovë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka kritikuar m...
-
Virusi i ri kinez mbërrin Shqipëri? – Mjekët thonë se ende nuk ka raste të konfirmuara
Virusi më i ri kinez, apo i njohur me emrin “Metapneumovirusi” mund të jetë d...
-
Kërkohet hetim ndërkombëtar për vrạsjet në qytetin e Cetinjes
Asambleja Komunale e Cetinës kërkoi të premten që personat përgjegjës për sig...
-
Hetimi për sụlmin në Ibër-Lepenc, Verma: FBI po punon me agresivitet për të gjetur sụlmuesit, që ata të japin llogari
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verm...
-
Kosova, pjesëmarrëse në takimin e 15-të në selinë e NATO-s për mbrojtjen e Ukrainës
Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/...
-
Java e ardhshme me temperatura tipike dimërore, IHMK: Kujdes në komunikacion
Gjatë fundjavës pritet të marrë mot i vranët dhe me reshje bore. Nga Insti...
-
Ferat Shala në Komoran: Ky vit është një vit i fitores të Partisë Demokratike
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shal...
-
Shpresojmë që normalizimi Kosovë-Serbi të çojë te njohja e ndërsjellë, thotë Richard Verma
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verm...
-
Daut Haradinaj në Gjilan: Numri 137 është numri që e nisi dhe do ta përfundojë autostradën
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
27-vjeçi ra në lumë në fund të vitit të kaluar, FSK-ja s’e gjeti as sonte
Policia e Kosovës dhe ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë zhvilluar n...
-
Haradinaj për gratë kosovare: Bartëset e vërteta të ndryshimit dhe zhvillimit
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj ka mbajtur takim me gra...