Lajme

Shqiptarja 20-vjeçare në Gjermani e zhdukur qe pesë ditë, familjarët: Babai i saj me kancer nuk do mund t’i mbijetojë këtij lajmi

Autori: Gazeta inFokus 18:54 | 22 June 2021

Laura N., shqiptare nga Freudenstadti i Gjermanisë është zhdukur pa lënë gjurmë që nga e premtja, respektivisht qe pesë ditë. Ajo u pa për herë të fundit në mbrëmje rreth orës 22:00 në stacionin e trenit në Offenburg.

Miqtë, familja dhe policia janë në kërkim të saj. Xhaxhai i Laurës, Malushi është gjithashtu i shqetësuar për babain e Laurës, pasi që ky i fundit është diagnostikuar me kancer, raporton RTL, transmeton Gazeta Express.

Në intervistën për mediumin, xhaxhai. flet për shqetësimet që ka. Ato jo vetëm që kanë të bëjnë kryesisht me Laurën, por edhe me babanë e saj.

-Advertisement-

“Pra, nëse Laura nuk shfaqet në të ardhmen e afërt ose kemi ndonjë shenjë nga Laura, nuk mendoj se vëllai im do t’i mbijetojë kësaj”, ka thënë ai.

Policia e ka përshkruar pamjen e Laurës, si dhe kanë publikuar fotografi të saj dhe ka ndarë detaje të tjera.

“Laura N. është e gjatë 1.70 deri 1.75 metra, e hollë dhe ka flokë të gjatë, të drejtë, kafe. Kushdo që ka parë personin e zhdukur ose mund të sigurojë informacione për vendndodhjen e saj, kërkohet të raportojë në Selinë e Policisë në Pforzheim në 07441 / 536-0”, thuhet në njoftimin e policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera