Lajme

Shqiptari akuzohet për vrasjen e 147 civilëve në Izbicë

Autori: Gazeta inFokus 21:19 | 18 January 2023

Lufta thotë se i vuri ballë për ballë.

Ndonëse të njejtes etnie, Islam Dani si ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, akuzon fqinjin e tij Muhamet Alidema, si bashkë me një grup serbësh, kryejn masakrën e Izbicës ku u vranë 147 civilë shqiptarë.

Ballafaqimi i tyre edhe në paqe, në sallën e gjyqit, nuk qe i lehtë.

-Advertisement-

Kjo pasi pas vrasjeve që thotë se bëri Alidema, që pas luftës nga Istogu u zhvendos për banim në Serbi, këta u afruan të trupat e të civileve e ku panë tmerrin me sy.

Megjithatëm pas kësaj ngjarje, ky ndihmoi babain e të akuzuarit për ndërtimin e shtëpisë, por që i njejti nuk e pranoi asnjëherë që djalin e ka në Serbi, por deklaroi se ai është zhdukur.

Dani para trupit gjykues, kujtoi edhe një takim që e kishte pas me te akuzuarin më 1998 e nga i cili u frikësua se i akuzuari do të njoftonte fqinjët e tij serb se Dani është rreshtuar krah UÇK-së.

Kjo ngjarjes sipas Alidemajt, nuk ndodhi kurrë.

Islam Dani, i cili deklaroi se për rastin e të akuzuarit kishte njoftuar disa herë KFOR-in e edhe policinë e Kosovës, ishte dëshmitari i parë i këtij procesi gjyqësor ndaj Alidemajt që u arrestua para një viti në pikën kufitare në Jarinjë. Për këtë rast janë planifikuar të dëshohet edhe dy dëshmitar të tjerë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera