Lajme

Shqiptarët në Serbi ndërmjet diskriminimit dhe luftës për integrim

Autori: Gazeta inFokus 20:04 | 31 August 2024

Të paktën në sytë e përfaqësuesve politikë lokalë madje edhe në sytë e deputetit të vetëm në Parlamentin serb, shqiptarët në Serbi po diskriminohen në forma e fusha të ndryshme, duke e vështirësuar integrimin e tyre, përkundër vullnetit që sipas tyre ekziston.

Për çështjen e diskriminimit të komunitetit shqiptar dhe pozitës së tij në Serbi flet edhe raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, mbi praktikat e të drejtave të njeriut në Serbi.

Në raportin ku përmendet 13 herë kjo pakicë thuhet se, “Shqiptarët etnikë ishin subjekt i diskriminimit dhe papunësisë disproporcionale. Udhëheqësit shqiptarë etnikë në Serbi pretenduan se qeveria i nënshtronte në mënyrë disproporcionale shqiptarët etnikë ndaj “pasivizimit” për të zvogëluar numrin zyrtar të shqiptarëve etnikë që jetojnë në Serbi.”

-Advertisement-

Duke e vazhduar shpjegimin për nenin 18 për Ligjin për Qëndrimin e Qytetarëve në Serbi, për procedurat dhe praktikën në terren ky raport e citon një raport tjetër të Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, për vitin 2021.

“…zbatimi joproporcional i këtij ligji nga qeveria që synonte shqiptarët përbënte “spastrimin etnik përmes mjeteve administrative”. Raporti vuri në dukje se individët e pasivizuar nuk mund të rinovojnë kartën e identitetit ose pasaportën e tyre të skaduar, pa të cilën ata nuk ishin në gjendje të regjistronin një makinë, të kishin akses në kujdesin shëndetësor ose shërbime sociale (përfshirë pensionet), të blinin ose shesin prona ose të votonin në zgjedhjet lokale ose të përgjithshme. Shumë individë të pasivizuar raportojnë se nuk janë njoftuar për pasivizimin e tyre dhe shumica mësojnë se janë pasivizuar shumë kohë pas faktit kur tentonin të rinovonin dokumentet e tyre të identitetit. Rezoluta e Parlamentit Evropian e 6 korrikut mbi Raportin e Komisionit të vitit 2021 për Serbinë bëri thirrje “për hetime të pavarura dhe të plota mbi këto akuza dhe nga autoritetet serbe që të ndalojnë të gjitha praktikat diskriminuese dhe shënjestrimin [të pakicave etnike]”, thotë tutje raporti i DASH-it.

Për të përmbyllur pjesën referimit bazuar mbi këtë raport, po e citojnë edhe pjesën që flet për fushën e arsimit e cila konstaton se sipas ligjit, pakicat etnike kanë të drejtë të arsimohen në gjuhën e tyre të pakicës, por që kjo e drejtë nuk është respektuar gjithmonë.

“Sipas Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, 45,683 nxënës të shkollave në shkollat fillore dhe të mesme (5.6 për qind e të gjithë nxënësve të shkollës në vend) arsimohen në gjuhën e tyre amtare. Nuk kishte tekste në gjuhën shqipe në dispozicion për nxënësit e shkollave të mesme, edhe pse shqiptarët etnikë vlerësohet të jenë një nga pesë grupet më të mëdha minoritare në vend.”, thuhet në këtë pjesë të raporti.

Përkundër se mund të jetë krijuar imazh se për këto probleme zëri arrinë në Beograd, në fakt nuk është ashtu.

“Sa i përket diskriminimit të shqiptarëve në Serbi, besoj se diskriminimi në një nivel të caktuar ekziston realisht dhe se janë zëra të papërshtatshëm apo të papërshtatshëm që mund të dëgjohen në një pjesë të publikut serb se ky është i ashtuquajturi “diskriminim i pretenduar”, që shqiptarët janë. duke protestuar pa nevojë, se nuk ka diskriminim, se gjithçka është në rregull. Mendoj se, si mund të them, nga njëra anë, është pasojë e mosbesimit themelor mes komuniteteve dhe antagonizmit që mbretëron, sidomos duke marrë parasysh marrëdhëniet e përgjithshme ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve këtu në rajon, situatën në Kosovë.”, thotë, Aleksandar Sljuka, aktivist  në Beograd

Sljuka mendon se shqiptarët në Serbi janë neglizhuar dhe diskriminuar sistematikisht ndër vite. Sipas tij fakti se kur një komunitet diskrimonohet tjetri nuk e sheh dhe vlerëson, është tregues se ekziston mosbesim i rrënjosur, duke menduar se e gjithë historia është e sajuar dhe propagandë.

“Sigurisht që rasti më i njohur është ai me pasivimin e adresës, por ka edhe raste të tjera. E kemi këtë problem të kudondodhur që nuk ka mjaft shqiptarë të përfaqësuar në institucionet publike në zonën e Luginës së Preshevës, pra në ato tri komuna ku shqiptarët janë të pranishëm në jug të Serbisë. Prandaj nuk e kanë atë që ankohen më shumë, mungesën e arsimit të lartë në gjuhën shqipe, mungesën e një spitali funksional në atë rajon, por spitali më i afërt është disi më larg, në Vranjë, në mos gaboj. , gjë që sigurisht e vështirëson aksesin e anëtarëve të komunitetit shqiptar në këto shërbime . Përsëri, ajo që thashë, përfaqësimi i pamjaftueshëm i pjesëtarëve të komunitetit shqiptar në institucionet publike, dhe pikërisht këtu problemi më i madh është pikërisht në shëndetësi, arsim, por edhe në sektorin e policisë, ku u vu re gjithashtu se edhe nëse aplikojnë shqiptarët, për pozita të caktuara nuk arrijnë të pranohen, por më së shumti pranohen pjesëtarë të komunitetit serb. Këto janë të gjitha, le të themi, shqetësime të arsyeshme.”, deklaron ai.

Neni 77 i Kushtetutës së Serbisë thotë se me rastin e punësimit në organet shtetërore, shërbimet publike, organet e krahinës autonome dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale, duhet të merret parasysh struktura etnike e popullsisë dhe përfaqësimi i duhur i pjesëtarëve të pakicave kombëtare.

 

Për ta thjeshtësuar, në rast se në një komunë 70% e popullsisë i takojnë po e zëmë komunitetit serb, në institucionet publike lokale dhe qëndrore të asaj komune, përafërsisht rreth 70% duhet e të pënusarve të jenë serbë.

Të paktën në dy komunat e banuara me shumicë shqiptare, nuk mbizotëron kjo gjendje. Nëse kjo situatë mund të sfidohet me pyetjen se mund të mos ketë gatishmëri dhe kuadro për përfaqësim, atëherë kundërpërgjigja do të ishte se kjo mund të jetë në disa fusha por jo në dhjetëra profesione në sektorin publik, lokal dhe atë që menaxhohet nga niveli qendror.

“Para dy jave ka qenë një konkurse i Policisë, asnjë shqiptarë kandidat shqiptar nuk është pranuar. Për me ilusutru me një shembull konkret kemi një rast në Preshevë. Një person që e ka përfunduar Akademinië Policore në Beograd me notat më të larta për të cilin Ministria e Punëve të Brendshme thotë se nuk ka vend pune.”, deklaron deputeti i vetëm në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Me këtë person kemi biseduar por i njëjti nuk ka pranuar të flasë me arsyetimin se ka shpresa se do të rikonsiderohet vlerësimi për të dhe se në rast se del para mediave ka frikë se nuk do ta ketë mundësinë ta vesh uniformën e Policisë për shkak të hakmarrjes.

Për korrektësi inicialet e këtij personi janë A.B. dhe i njëjti na është lutur të mos publikojnë asnjë detaj të komunikimit me të, madje as emrin.

Lidhur më këtë rast dhe person përkundër interesimit nuk ka dhënë asnjë përgjigje Ministria e Brendshme e Serbisë.

Pas rezistencës së armatosur të vitit 2001, sipas ish-kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, në këtë zonë ka pasur disa ndryshime pozitive në raport me trajtimin e komunitetit shqiptar nga shteti.

“Pas konfliktit bashkësia ndërkombëtare ka qenë shumë me serioze dhe prezente me programet e saj për ri-integrimin e shqiptarëve në institucione publike dhe OSBE pati krijuar programin e Policisë multi-etnike. Ka pasur disa gjenrerata të cilat janë trajnuar në mënyrë masovike janë trajnuar dhe janë kthyer në policë. Dhe më pas që nga viti 2008 kemi vetëm dy policë të integruar shqiptarë në Komunën e Bujanocit, Preshevës, dhe kështu me radhë.”, është shprehur ish-kryetari  i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi.

Edhe për pretendimet se në tri komuna të banuara me shqiptarë që nga viti 2008 janë integruar vetëm dy policë shqiptarë, përkundër interesimit Ministria e Brendshme e Serbisë ka zgjedhur të heshtë.

Gjatë gjithë këtij dokumentari, për të gjitha profesionet e sektorit publik lokal dhe qendror do t’i përdorim disa të dhëna shumë specifike të cilat në shifra dhe për qindje do ta tregojnë proporcionin e pa-barabartë ndërmjet përbërjes etnike të popullsisë dhe përfaqësimit në punësim.

“Filluam me i mbledhë të dhënat e numrit të të punësuarve dhe përkatësinë e tyre etnike në diku mbi ë institucione në gjashtë fusha të ndryshme, policia, shëndetësia, inskepsionet e ndryshme, që funksionojnë në Luginë të Preshevës e që janë institucione republikane të dalura nga ministritë përkatëse.”

Alban Alili ka qenë pjesë e Këshillit Kombëtar sa udhëhiqej nga Ragmi Mustafi. Të dhënat për punësimin e shqiptarëve në këto fusha i kanë finalizuar në janar të 2022-s. Mënyra se si i kanë mbledhur të dhënat është fort e pazakontë, jo për faktin se kështu ishte plani, por për shkak se ndryshe ishte e pamundur të dihen të dhënat.

“Aso kohe kishim probleme më të shpeshta, sepse një pjesë e madhe e institucioneve që janë të udhëhequra nga drejtorë të përkatëisë serbe kanë hezituar me na dhënë të dhënat edhe me na tregu numrin e të punësuarve dhe përkatësinë e tyre etnike. Kështu që ne edhe me metoda ndoshta alternative duke marrë në intervista përbrenda institucionit, ose atë që kanë patur njohuri kemi arritur me i nxjerrë të dhënat për çdo institucion i cili vepron në nivel lokal në komunat, Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe në nivel të qarkut të Vranjës, ku bënë pjesë komuna e Preshevës dhe Bujanocit.”

Sipas të dhënave të mbledhura në janarin e 2022-s, në komuna si Bujanoci vetëm 40% e numrin të përgjithshëm të policëve janë shqiptarë. Pra po flasim për një komunë ku mbi 60% e popullsisë deklarohen shqiptarë.

Bazuar në të dhënat e Institutit të Statistikave të Republikës së Serbisë, ku përfshihen të dhënat e mbledhura për përkatësinë etnike për vitin 2022, nga 410.680 banorë, 62% ose 25.4650 janë deklaruar shqiptarë.

Nga 255 policë në të gjitha nivelet dhe gradat, 90 janë shqiptarë.

Ndërsa në Preshevë, aty ku gati 95% e popullsisë janë shqiptarë, nga 358 policë të punësuar, vetëm 133 janë shqiptarë, në për qindje 37.2%.

Në Preshevën me 33.449 banorë, 31.340 janë deklaruar shqiptarë. Kështu thonë të dhënat e Institutit të Statistikave të Republikës së Serbisë për vitin 2022, të cilat tregojnë se 93.7% e popullsisë janë të etnisë shqiptare.

Ndërkohë në Medvegjë ku rreth 15% e popullsisë janë shqiptarë, nga 164 policë 9 janë shqiptarë, në për qindje 5.5%. Dallimi në raport me përbërjen e popullsisë dhe përfaqësimin etnik në Polici këtu është 10%.

Në këto tri komuna në total nga 777 policë të punësuar, 232 apo 30% në total janë shqiptarë.

Pas sigurisë vjen shëndetësia, edhe në këtë fushë ka shpërputhje në për qindjen e punësimit në raport me përbërjen e popullsisë.

“Qeveria e Serbisë më 14 nëntor të vitit të kaluar, ka aprovuar një konkluzion sipas së cilit i rekomandon të gjitha shtëpitë e shtëndetit në Serbi, spitalet, institucionet shëndetësore, që të punësojnë me kohë të pa-caktuar, të gjithë personelin që ishte i angazhuar në shëndetësi në periudhën e pandemisë Covid-19. Kjo ka filluar me u zbatu, në Bujanoc është zbatuar, në të gjithë Serbinë në çdo komunë përveç në Preshevë.”

Sipas Kamberit nga rreth 30-40 punonjës shëndetësorë sa presin për punësim të gjithë janë shqiptarë. E kësaj radhe arsyetimi i Drejtorit të Shëndetit në Preshevë sipas Kamberit, është se Shtëpia e Shëndetit është e mbushur me staf dhe nuk ka vend. Nga ky numër i kuadrove të cilët dallojnë në fusha dhe nivel të shkollimit, vetëm 3 janë takuar me Kamberin për të diskutuar për problemin, pasi sipas tij ka edhe premtime për punësim por që me sugjerim që të rrijnë larg strukturës politike shqiptare.

Përkundër interesimit që ta sigurojmë një koment nga kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, e njëjta nuk është treguar e gatshmë të flaës.

Ne i kemi dërguar pyetje me shkrim në numrin e saj e po ashtu e kemi thirrur por Sinani nuk është përgjigjur.

Përkundër pyetjeve të dërguara në adresën zyrtare të Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, ata nuk kanë kthyer përgjigje e as nuk e kan komentuar këtë problematikë.

“Por pika 2 e konkluzionit të Qeverisë së Serbisë, thotë se pavarësisht planit kadrovik, pavarësisht strukturës së të punësuarve dhe pavarësisht numrit të të punësuarve, të gjithë ata që kanë punuar në atë periudhë e gëzojnë të drejtën me marr vendim me kohë të pa-caktuar pune.”, thotë deputeti Kamberi.

Edhe në këtë rast përkundër dhjetëra tentimeve për të folur me punonjësit shëndetësorë për këtë problem, asnjëri nuk kishte pranuar të dal para kamerës. Përgjigja është njëjtë: po presim ndoshta punësohemi, ose kemi frikë se na hakmerret shteti.

Bazuar në shifrat të cilat i përmendi Kamberi, pra nga rreth 30-40 punonjës shëndetësorë sa prisnin për punësim, burime të cilat nuk dëshirojnë të identifikohen, kanë treguar se vetëm rreth 20 prej tyre janë punësuar.

Përkundër interesimit në Ministrinë e Shëndetësisë për të mësuar më shumë për këtë problem dhe për zgjidhjen që e kanë ndërmend, të njëjtit nuk janë përgjigjur.

Për arsye të ndryshme e ndër to edhe çështja e punësimit, janë shkaku që shumë studentë të rinjë thonë se po i shtyen që profesionin e mjekut ose edhe të stomatologut si rasti i Behar Dalipit, ta studiojnë e më pas ushtrojnë jashtë Preshevës.

Stomatologu që në vitin 2021 i ka përfunduar sstudimet në Universitetin e Prishtinës në stomatologji në Fakultetin e Mjekësisë, po e vazhdon specializimin por jo e me planin që të ri-kthehet në vendlindje, për punë e për t’jetuar.

“Ka raste, kam shokë e miq që kanë studiuar në Nish, në Novi Sad, mirëpo nuk është që e parazgjedhin për shkak të hostilitetit që mundemi me u ballafaqu me ta në Serbi, mirëpo, më shumë mendoj që i frikësohemi diskriminimit. Se gjithmonë na kanë diskriminuar…”, ka treguar Behar Dalipi, i cili me prejardhje është nga Presheva por ka studiuar dhe punon në Prishtinë.

Sfida me të cilën Dalipi por edhe të gjithë ata që nga Serbia vijnë në Kosovë për të studiuar është mos-njohja e diplomave.

“Si stomatolog për shembull unë në Prishtinë në Kosovë, jamë Dr. Behari, i punësura me një klinikë të madhe në Prishtinë, menaxher doktor, ndëras nëse e kaloj kufirin andej jam vetëm Behari me shkollën e mesme që e kamë përfundu atje, i pa-punë edhe me mundësi punësimi shumë të vogla. Po njohja e diplomave është problem, njihet si çështje problematike në Preshevë. Serbia nuk i njeh diplomat e Kosovës”, thotë Dalipi.

Dalipi thotë se është i informuar për atmosferën dhe mundësitë që të rinjtë dhe ai mund të kenë në Preshevë.

Megjithatë ai thotë se edhe mungesa e perspektivës është një ndër faktorët që po ndikon që vullneti për t’u kthyer në Luginë të jetë i ulët.

“Edhe këta shkokët e mi, kolegët e mi, të gjithë e kanë në njëfar forme se si me dalë për Gjermani e le me u kthy në Preshvë. Presheva ka mbetur me një pozitë jo të mirë, ka një shprëngulje masive, për të cilën nuk besoj se ka zgjidhje të lehtë. Në qoftë se studion në Kosovë duhesh, absolut nuk mundesh me u punësu me atë diplomë në Serbi, vetëm në ndonjë institucion privat nëse të merr, ndërsa për shtetet prrreth në Maqedoni në Shqipëri, e shtete tjera.”, shprehet ai.

Edhe në shëndetësi vërehet përfaqësim i ulët bazuar në shifrat e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Në Bujanoc nga 258 punonjës shëndetësorë, 82 janë shqiptarë. Komuna me një pupullsi mbi 65% shqiptare, sfidohet me përgjysmim të përfaqësimit dhe punësimit në këtë sektor, me vetëm 31.8% të stafit nga etnia shqiptare.

“Për fat të keq këto statistika janë të vërteta. Kjo është pasojë e ngecjeve të përgjitshme në inkuadrimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore. Vite më parë, edhe instancat shëmdetësore kanë kaluar në ingirencat e ministrisë përkatëse kështu që pushtetet lokale e kanë të pamundur të bëjnë diçka më tepër në shtimin e kuadrove shqiptare.”, ky është qëndrimi i Arbër Pajazitit, Kryetar i Bujanocit.

Pra, Arbër Pajaziti që aktualisht udhëheqë me komunën e Bujanocit, thotë se është në dijeni për këtë realitet që paraqitet dhe për shifrat që janë prezantuar nga Këshilli Kombëtar.

“Proporcioni etnik bazuar në numrin popullatës është diskriminues, siç është edhe në gjykata, polici dhe shërbimet tjera të institucioneve shtetërore e që kanë shtrirje rajonale apo lokale.Për të përmirësuar kjo gjendje duhet që Qeveria e Serbisë t’i zbatojë obligimet e veta të marra që nga viti 2001 e këndej. Për momentin nuk ka një vullnet të tillë. Ndërsa nuk ka as ndihmë ndërkombëtare për ta detyruar shtetin që fillimisht ta zbatojë kushtetutën e vet, e cila parasheh që struktura e të punësuarve në institucione t’i përgjigjet strukturës etnike, e mos të flasim për zotimet tjera të cilat as përsë afërmi nuk zbatohen.”, shprehet Pajaziti.

Përkundër përpjekjeve që mund të bëjnë si Komunë, në sytë e Pajazitit këto probleme dhe ankesa nuk mund të zgjidhjen pa vullnetin palëve të tjera.

“Si vetqeverisje lokale, meqë jemi në koalicion me partinë e cila qeveris me vendin, ne do të mundohemi të realizojmë disa objektiva që kanë të bëjnë me përfshirjen e shqiptarëve në institucione shtetërore, por për të realizuar në plotni këtë proces duhet një qasje ndryshe e Beogradit zyrtar e sidomos një shtytje nga faktori ndërkombëtar.”, thotë Kryetari i Bujanocit.

Sa i përket shëndetësisë trendi vazhdon edhe në Preshevë, ku nga 244 të punësuar në sektorin e shëndetësisë, 186 apo 76.2% nga ta janë shqiptarë. Sa i përket Medvegjës nga 68 të punësuar, asnjëri nuk është shqiptar. Sjellje të njëjta kanë edhe institucionet në nivelin lokal në raport me kërkesën për informata.

Përkundër interesimit që për këto statistika por edhe shpërputhjen në përfaqësim të kemi një qëndrim, nga Trupi Koordinues për komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, nuk janë treguar të gatshëm të flasin, ose të paktën nuk anë kthyer asnjë përgjigje me shkrim, deri në publikimin e këtij shkrimi.

“Diskriminimi ndodh posaçërisht në institucionet publike. Ne i kemi këtu afër dy institucione, është Kadastri ku këtu është institucion shtetëror janë të punësuar 6 ose 7 persona, prej tyre vetëm një është shqiptar.”, shprehet Visar Memeti, kryetar i Alternativës për ndryshim.

Visar Memeti që ishte kandidati për kryetar të Komunës nën ombrellën e Alternativës për ndryshim flet edhe për diskriminimin në punësim në fushën e drejtësisë.

“Gjykatën për kundërvatje e kemi këtu përballë Komunës edhe këtu ka pasur raste ku kanë sjellë gjykatës prej Prokuples, Prokupla ndoshta është 200 kilometra nga këtu, t’u pasur kuadër tonin.”, thotë ai.

Sipas tij as shëndetësia nuk është treguar duarhapur me kandidatët shqiptarë.

Sipas Memeti, “Në Shtëpinë e Shëndetit brenda një viti kanë qenë dy konkurse për punësim. Po e ceki në drejtori i saj është serb, deri në vitin 2021 ka qenë shqiptar, por prej këtij viti me një vendim të Ministrisë së Shëndetësisë pa kurrfar arsyetimi është shkarkuar drejtori shqiptar.”

Por krahas këtij realiteti të përshkruar nga përfaqësuesit politikë, ka edhe më keq. Ka shërbime dhe institucione në të cilat nuk punon asnjë shqiptar.

“Kur të shohim në Kadastër nuk ka fare shqiptar, kur të shohim në Zjarrfikësa madje nuk kemi fare shqiptar e madje ka një pjesë e mirë e institucioneve Republikane e që janë mbi 13-14 inskepsikone republikane ku nuk ka fare asnjë shqiptar.”, shprehetIsh-kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi.

Sipas të dhënave të Këshillit Kombëtar shqiptarët nuk janë të përfaqësuear me të punësaur nga etnia e tyre edhe në tetë lloje të inspektorëve, përjashto njërën me dy të punësuar nga 25 sa janë në të gjitha kategoritë.

Zero të punësuar nga komuniteti shqiptar sipas këtyre të dhënave është edhe numri i të punësuarve në Institutin e Shëndetit Publik, në Spitalin Rajonal në Vranjë, në Burgun e Qarkut në Vranjë, në Shërbimet Profesionale në Vranjë, në Prokurori pothuajse në të gjitha kategoritë, përjashto dy. Edhe nëpër Gjykata, nga 11 nivele ose mundësi sa janë për punësim, në tetë prej tyre nuk punon asnjë shqiptar.

Sipas raportit të Komisionit Evropian kundër Racizmit dhe Intolerancës (ECRI), i gjashti në ciklin e monitorimit i publikuar para disa muajve, përfaqësimi i shqiptarëve në sektorin publik të Serbisë është minimal dhe urgjent duhet të adresohet.

Kur vie puna tek arsimi shifrat janë edhe më negative. Përshembull në Inspektoratin Republikan dhe si Bashkëpunëtor asnjë i punësuar nuk është shqiptar. Ndërkohë në shkollat e muzikës që janë publike nga 15 të punësuar të gjithë janë serbë.

Kjo gjendje është edhe në Komunën e Bujanocit, në të vetmen shkollë publike.

“Në të janë të punësur të gjithë serbë, pra mësimi zhvillohet vetëm në gjuhën serbe, si rezultat i kësaj, fëmijët shqiptarë, për shkak të gjuhës, vëshitirësive në komunikim, detyrohen që mësimet në lëndë të ndryshme të muzikës t’i ndjekin në qytete të ndryshme të Kosovës.”, ka thënë Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu/

Në vend se për instrumentet muzikore të mësojnë brenda këtyre mureve, Këshilli Kombëtar është detyruar të organizojë kurse tre mujore për kitarë. Edhe kjo shkollë menaxhohet nga Ministria e Arsimit, pra kompetencat dhe gjithçka brenda saj kontrollohet nga Beogradi.

Edhë këtë çështje dhe problem Ministria e Arsimit ka zgjedhur të heshtë.

Me probleme të hapësirave dhe mungesë të gjuhës amtare sipas Lutfiut fëmijët shqiptar po përballen edhe në çerdhen e vetme publike në Bujanoc.

“Janë pesë gjashtë paralele në gjuhën serbe dhe është vetëm një në gjuhën shqipe në këtë çerdhe. Dhe imagjinoni në këtë të vetmen paralele janë të grumbulluar të gjithë fëmijët e të gjitha moshave, prej 2 deri 6 vjeç. Kuvendi Komunal është themelues i këtij institucioni, Kuvendi Komunal udhëhiqet prej shqiptarëve dhe i ka dhënë konkluzion që të hapë paralele në gjuhën shqipe.”, thekson Lutfiu.

Drejtori i çedhes i cili sipas Lutfiut është kuadër i partisë SNS e presidentit Aleksandar Vuçiq, në asnjë rrethanë nuk e përfillë këtë kërkesë, me arsyetimin se kinse nuk ka hapësirë brenda objektit.

“Përsëri për këtë Komuna e Bujanocit ka tregu gatishmëri ka thënë se gjithçka që është e nevojshme qoftë projekt-dokumentacioni, qoftë ndërtimi i paraleleve është e gatshmë të investojë, por në momentin kur është dashur të financohen këto qështje ai (Drejtori) është tërhequr në secilën pjesë të diskutimit.”, thotë ai.

Për shkak të kësaj gjendje prindërit e fëmijeve nga komuniteti shqiptar sipas tij ka raste kur po zgjedhin që fëmijët të mos i dërgojnë fare në këtë çerdhe. Centralizimi i pushtetit në të gjitha fushat ka bërë që edhe çëshjen e çerdhes kompetencë ta ketë niveli qendror.

Prap gjendja ësshtë e njëjtë, insitucioni përgjegjës për arsim nuk ka përgjigje.

Milovan Aleksic, drejtor i çerdhes në Bujanoc, përkundër se është pyetur dhe i është kërkuar qëndrim për këtë çështje, nuk ka kthyer asnjë përgjigje.

Ngjashëm ka vepruar edhe Ministria e Arsimit.

Në anën tjetër për këtë çështje ka folur kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Driton Rexhepi. Ai ka treguar se po punojnë për zgjidhjen e përhershme të këtij problemi.

“Paralelja do hapet me 2 shtator 2024, kemi bere gjitha pergatitjet e nevojshme. Eshte projekt i perkohshem, pasi kemi angazhuar sherbimin projektues per te kompletuar dokumentacionin projektues per zgjidhje te perhershme. 4 vite jane të mjaftueshme per te hapur jo paralele, por komplet çerdhen( po ky debat eshte i karakterit lokal, nuk dua qe opinioni ta kuptojë neglizhencën dhe politiken shterpë te pergjegjesve lokal). Problemet zgjidhen duke kryer përgjegjësite gjithsecili, e jo permes deklarimeve publike.”. ka deklaruar Driton Rexhepi, kryetari i Kuvendit Komunal në Bujanoc.

Sfiduese mbetet edhe çështja e mungesës së librave për nxënësit e shkollave të mesme. Në këto shkolla kemi marr informacione se arsimtarët diktojnë me gojë, dhe nxënësit marrin shënime.

Por cila është perspektiva dhe cila është rruga e të rinjëve nga Lugina duke e njohur disponim e shtetit serb,

“Unë i kam përfunduar studimet bachelor në Kosovë dhe akoma nuk pranohet diploma e Kosovës as për t’u nostrifikuar, dhe me atë diplomë nuk mund të konkurrojmë në pozitat publike të institucioneve.”, rrëfen Dionesa Ebibi, e diplomuar në gazetari.

Njohja e diplomave do të ishte lajm i mirpritur për të rinjtë dhe të rejat si Ebibi, por që kjo e fundit është pesimiste për disa arsye.

“Nuk e di ndoshta varësisht prej drejtime, ka drejtime që ndoshta me ekonomi të paktën, biznese, apo me drejtimë të tjera si juristë dhe avokatë që i nevojiten vendit tonë, avokatë shqiptarë, juristë shqiptarë, ekonomistë shqiptarë, kishte me qenë një sinjal apo një pikë e gjelbër që ndoshta ata kishin me e pa veten me u kthy këtu. Por gjasat për mendimin tim në aspektin si unë e shoh, gjasat janë shumë të vogla, është tepër vonë.”, thotë Ebibi.

Ebibi e ka parasysh faktin se profesioni i gazetarisë nuk ofron mundësi të mëdha punësimi, por tregon se pa mundësi e të kufizuar janë edhe bashkëmoshtar të saj në profesione të tjera.

Problem mbetet mos-njohja e diplomave, por sa i përket gazetarisë problem nuk mbetet vetëm njohja e një cope letre.

“E para është nga niveli qendror, i cili qasjen ndaj medias shqipe e ka sikurse në segmentet tjera. Për shembull siq e ka në Polici, Gjykatë në administratë publike që i përket nivelit më shumë se lokal. Edhe mediat pothuajse janë të diskriminuara, në rend të parë në aspektin financiar. Për shembull Ministria e Informimit e Republikës së Serbisë nuk i ndanë proporcionalisht mjetet për median në gjuhën shqipe në krahasim me numrin e banorëve sa jemi në Serbi.”, deklaron Jeton Ismaili, gazetar me përvojë të gjatë në Luginë.

Jeton Ismaili gazetarë me përvojë shumë vjeçare thotë se po punojnë në një ambient të vështir.

“Në aspketin e informacionet kuptohet që edhe atje jemi të cenzuruar, për shembull ndryshe është një koleg i imi të ketë qasje në Beograd në një Ministri, nëse i drejtohet dikuj, ndryshe është unë si shqiptar dhe kolegët e mi. Institucionet qendrore shpesh dijnë që të përdorin cenzurën me arsyetime të ndryshme.”. thekson Ismaili.

Kur vie pun tek informacioni jo media por filmi i cili sigurisht përçon informacion dhe mesazh, edhe për trajtimin që i bëhet kësaj fashe, ka çka thotë Aleksandar Sljuka.

Duke i cituar të gjeturat e një anketë që e kanë kryer në kuadër të një projekti të përbashkët për Konventën Kombëtare të Bashkimit Evropian, aktivisti i shoqërisë civile në Beograd, deklaron se një ndër problemet e 2023-s në raportet Kosovë-Serbi, ishte edhe importimi i filmave, shfaqejeve.

Sljuka, e përmend ndalimin e transmetimit të regjistrorëve shqiptarë. Fjala është për qershorin e vitit 2023, kur Polici e ndaloi shfaqjen e dy filmave në Luginë. Me urdhër të Prokurorisë dhe Policisë në Bujanoc ishte ndaluar shfaqja e filmit “Heshtja Vret” & “I Pabesi” nga produksioni “Colosseum” me aktor Gani Veselin.

Aktivisti i shoqërisë civile e përmend edhe një sulm me gurë që ishte kryer ndaj familjes Muharremi në Medvegjë më 30 shtator 2021.

Sipas tij problemet evidente ekzistojnë, por sistematikisht injorohen, dhe se në këto raporte hise kanë zhvillimet më të gjera ku përfshihen Kosova dhe Serbia dhe zhvillimet në terren.

Kur është fjala për zhvillimet në terren dhe Medvegjën pashmangshëm nuk mund të mos përmendet çështja e pasivizimit të adresave.

“Në Medvegjë statistikat e fundit flasin që mbi 4000 shqiptarë (adresa që janë pasivizuar), sepse numri real është sigurisht më i madh. Por ajo që është e rëndësishmë është që tek ky regjistrimi 15ë e popullsisë është ruajtur shqiptare që kjo ua pamundëson së paku Serbisë që nga statuti i Komunës së Medvegjës ta shlyej gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare.”, shprehet deputeti Shaip Kamberi.

Raporti i Komisionit Evropian kundër Racizmit dhe Intolerancës (ECRI), po ashtu flet edhe për problematikën e “pasivizimit” të rezidencave ose adresave të banimit duke konkluduar se kjo ka ndikim të rëndësishëm në komunitetin shqiptar, duke privuar individët nga të drejtat e tyre themelore si votimi dhe identifikimi.

Në një argumentim të gjatë me njohuritë që i ka rreth këtij procesi, Sljuka thotë se ka një opinon dhe beson se ajo që po ndodh në rastin e pjesëtarëve të pakicës shqiptare në Serbi është në kuadër të një procesi, disi të komprometuar dhe shkelur. Përkundër se sipas tij të dhënat dhe statistikave sipas burimeve ndryshojnë dhe kjo mund të japë pasqyrë e të krijoj përceptime të ndryshme.

Aleksandar Sljuka, Aktivist në Beograd shprehet se, “… diskriminimi është evident në atë fushë dhe do të theksoja se pasivizimi i adresave është problemi më i madh me të cilin përballen, përveç atyre të listuara pak më parë, sepse është një problem, si mund të them, që prek një spektër tjetër. të të drejtave të njeriut dhe thjesht bllokon realizimin e shumë të drejtave të tjera që janë të drejta themelore të njeriut. Pra, sigurisht që është një problem urgjent për shqiptarët në luginën e Preveshkës dhe sinqerisht shpresoj që kjo praktikë të ndalet ose që i gjithë procesi thjesht të bëhet më transparent, që nëse vërtet ka raste të caktuara që duhet, d.m.th. që plotësojnë kushtet im adresa të jetë pasivizuar që të mos jetë pa kriter dhe diskriminues.”

Kur është fjala tek të dhënat zyrtara dhe ato që pretendohen sipas Sljukës krikjohet njëfar lloj paqartësie dhe diskriminimi kthehe në një medin të supozuar por është diskriminim ndoshta i mundshëm.

“Pra, nga ana juridike është problematike, ndaj them se janë shkelur shumë procedura të përcaktuara me ligjin e vendbanimit dhe vendbanimit, janë shkelur shumë procedura, thjesht është evidente se ekziston një shkallë e caktuar e diskriminimit në atë kuptim. Ky është, besoj, problemi numër 1, sepse edhe pse disa institucione serbe pretendojnë se edhe pse duhet të jetë kështu me ligj, po, edhe pse adresa është e pasivuar sipas ligjit të vendbanimit, nëse e keni të regjistruar vendbanimin diku në territorin e Serbisë ose ju është caktuar vendbanimi, mundeni, pra, të ushtroni të drejtën e kartës së identitetit brenda një periudhe 2 vjeçare dhe mund të vazhdoni të ushtroni të drejtën për sigurime shëndetësore, sigurime shoqërore, për të vazhduar të jeni , për të votuar, mbi të gjitha në zgjedhjet lokale, pra po, dhe kjo e drejtë po mohohet së bashku me pasivizimin e shumë qytetarëve nga radhët e komunitetit shqiptar, edhe pse e them sërish që institucionet serbe e mohojnë, njerëzit u përballën me këto pengesa të shumta në terren.”, thekson aktivisti nga Beogradi.

Në gjithë këtë rrugëtim të rrëfimeve nuk mund të shmangen njerëzit që përkundër ambintetit jo miqësor kanë arritur të ecin pëpara.

Nga viti 2000 pas konfliktit që kishim në atë kohë deri tash po bëhen 24 vite që shteti nuk ka ndërmarrë asnjë iniciativë që të përmirësohen kushtet për sektorin privat sidomos në këtë pjesë Preshevë dhe Bujanoc.

Ky është konstatim i Përfaqësues i Unionit të Bizneseve, Lulzim Rashitit.

“Duke parë atë që shteti deri më tani pothuajse në të gjithë Serbinë te qëshja e ndërmarrjeve publike që kanë qenë atë kohë, në gjithë Serbinë janë privatizuar. Në Preshevë dhe Bujanoc akoma kemi ndërmarrje të shumta të cilat janë në gjende të mjerueshme por që shteti nuk i qet as në shitje as në dhënie me qira.”, thotë Rashiti.

Sipas Rashitit arsya se pse nuk po ec ky process është frika se farbraikat do të privatizohen nga biznesmenët shqiptarë.

“Në Serbi egzistojnë disa fondacione, për shembull fondi për Zhvillimin e Serbisë, fondi (Agencia Serbia..), është trupi koordinues, në të cilat ndërmarrjet tona private kanë shumë pak qasje në këto fonde.”, shprehet Përfaqësues i Unionit të Bizneseve.

Megjithëse biznesmenët e kanë të pamundur ta shfrytëzojnë privatizimin e pronës publike për t’i ri-kthyer gërmadhat në fabrika e vende pune, ata po e ndjekin një tjetër rrugë.

“Ne po dojmë që edhe në sektorin e prodhimit të fusim gratë, ne vecse i kemi marrë në intervista pune, janë pranuar, edhe mendojmë që është e nevojshme me u inkuadru edhe gratë në sektorin e prodhimit, jo në sektorin e menaxhimit ose diçka tjetër.”, shprehet Zymer Limani, Pronar i kompanisë.

Zymer Limani ka ngritur biznes milionësh për prodhimin e dyer-dritareve të plastikës.

Ai thotë se si biznes për qëllim e kanë zhvillimin ekonomik dhe punësimin e sa më shumë punëtorëve. Në këtë mision, sipas Limanit kontribut të madh mund të japin dy shtetet si Kosova si Serbia, ma bashkëpunim ekonomik e strategji për t’iu dalë në krah bizneseve.

Por për problemet e tij dhe shumë të tjera që u rrëfyen në këtë dokumentar nëse bazoheni në deklaratat e Sljukës, vështirë se do të gjindet zgjidhje.

“Pra, sa i përket formatit në të cilin duhet të diskutohet kjo, nuk jam i sigurt nëse Dialogu i Brukselit është formati në të cilin duhet të diskutohen të drejtat e shqiptarëve në Serbi. Prandaj, formati i Brukselit, pra dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, është një dialog thelbësor për normalizimin e marrëdhënieve, pra ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës ose Kosovës dhe Serbisë, pra dy subjekteve.”, ky është mendimin i Sljukës.

Çështjen e ankesave për diskriminim Sljuka e sheh si një proces që zgjidhje i jepet duke i zbatuar marrëveshjet paraprake, dhe duke u konsideruar punë e brendshme shtetërore, meqenësen nuk mund të pritet se do të diskutohet në procesin e dialogut.

Megjithëse procesi i dialogut nëse nuk iu ka dhënë zgjidhje këtyre problemeve, në të janë adresuar e madje nënshkruar marrëveshje që e prek edhe komunitetin shqiptar në Serbi.

E arritur në vitin 2011, Marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të diplomave mes Kosovës dhe Serbisë u zbatua për disa vite, përmes certifikimit të diplomave nga Asociacioni Evropian i Universiteteve. Në vitin 2014, Gjykata Kushtetuese në Serbi kishte konstatuar se njohja e diplomave të marra në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë më 2008, është në kundërshtim me Kushtetutën e Serbisë. Që nga ajo kohë ky proces ka mbetur i bllokuar. Ndonëse për Kosovën kohë pas kohe është raportuar se po i njeh diplomat universitare të Serbisë.

Sa i përket historikut të institucionalizimit dhe adresimit të ankesave për diskriminimi rruga është e gjatë.

Pas rezistencë së armatosur të shqiptarëve në vitin 2001 nën emblemën e UÇPMB-së u nënshkrua marrëveshja e Konqulit.

Përkatësisht marrëveshja për demilitarizimi, dhe nga këtu nis procesi i ri-integrimit të shqiptarëve në jetën publike dhe instutucionale.

Objektivat ishin në katë drejtime, demilitarizimi, ri-integrimi i shqiptarëve, zhvillimi i përshpejtuar ekonomik dhe futjen e forcave të rendit që nuk i kanë pasur nën kontroll.

Demilitarizimi dhe futja e forcave të rendit në këto zona madje edhe ushtara, kjo e fundit ndodhi por ri-integrimi dhe zhvillimi ekonomik janë fusha për të cilat ka vërejtje se nuk janë realizuar.

Në vitin 2006 për shkak të zhvillimeve në Kosovë është bërë platforma politiike e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Më pas pasoi edhe marrëveshja e viti 2009 e nënshkruar dhe e garantuar nga vet Bashkësia Ndërkombëtare më konkretisht nën prezenën e OSBE-së. Pas kësaj pason dialogu Kosovë-Serbi, dhe hapja e mundësisë që edhe shqiptarët e Luginës të jenë pjesë e procesit Rajonal.

Ndërkohë platoforma e fundit e jetësuar nga përfaqësuesit politikë shqiptarë, e miratuar në Kuvendin e Këshilltarëve Shqiptarë të Luginës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, është dokumenti për masat urgjente për afirmimin e të drejtave të shqiptarëve, ndryshe plani 7 pikësh. Pastaj erdhi plani shtatë pikësh të cilin e aprovon edhe vet Qeveria e Serbisë, si bazë për ri-integrim të shqiptarëve nëpër institucione publike.

Pakënaqësia e shqiptarëve e adresuar përmes përfaqësuesve politikë për diskriminim së fundi është manifestura me një protestë gjithëpopullore, e organizuar më 12 gusht në sheshin Skenderbeu të Bujanocit.

Në protestën kundër diskriminimit dhe shtypjes së shqiptarëve nga shteti i Serbisë motoja kryesore ishte “Për identitet e Dinjitet”.

Edhe në këtë protestë sikurse në intervistat e dhëna për këëtë dokumentarë, shumicë e përfaqësusve poltikë përcollën porositë e njëjta.

“Stop pasivizimit të adresave, të zgjidhjet problem i teksteve shkollore në gjuhën shqipe, stop diskriminimit”, e shumë të tjera.

Sa i përket punësimit, statistikat janë të qartë dhe flasin për diskriminim. Numrat që nga janari i 2022-s askush nga institucionet e Serbisë nuk i ka sfiduar tregojnë se në kompani publike, kompani publike komunale, Shërbime të Inspektoratit Republikan, Njësitë e Vetqeverisjes Lokale, në Polici, Arsim në gjuhën shqipe, shëndetësi, institucione të tjera publike, në Prokurori, Gjykata, burgje, e të tjera, nga 5472 të punësuar në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, vetëm 1542 janë shqiptarë, në për qindje vetëm 28%. Ndërsa në struktura të nivelit të Qarkut pa institucionet e njësive të vetëadministrimit local, vetëm 17% të punësuar janë shqiptarë, pra nga 3811 të punësuar shqiptarë janë 653. E në nivel të strukturave të Vetëadministrimit të Pushteti Lokal shifra e të punësuave nga komunuteti shqiptarë në tri komunat e arrinë 56%.

Këto të dhëna dhe intervista janë pasqyra më e përafërt e realiteti në të cilin jetojnë shqiptarët në këto tri komuna. Përkundër se për qindja e diskriminimit mund të tregojë një pasqyrë pak më të fryrë për faktin se në ndonjë nga profesionet ose insitucionet mund të ketë mungesë të interesimit ose përgatitjes, prap të dhënat e Këshillit Kombëtar Shqiptar tash e gati tri vite mbeten të pasfiduara për saktësinë e tyre.

Kurdo që ka vullnet për dëgjimin e ankesave dhe adresimin e tyre, ky hulumtim mbetet harta e vetme e zgjidhjes së problemit dhe indentifikimit të secilës hallkë të diskriminimit, ku më trash e ku më hollë.

 

Vëmendje:

Ky artikull është prodhuar me ndihmën e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e artikullit është përgjegjësi vetëm autorit, gazetarit, Liridon Llozani, dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet se pasqyron pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera