Sport

Shqiptarët arrijnë një rekord në Zvicër

Autori: Gazeta inFokus 21:32 | 22 July 2018

Të shtunën pasdite, ekipi i njohur zviceran Zuerich njoftoi blerjen e mesfushorit të Përfaqësueses së Kosovës, Benjmin Kollolli për shifrën e 810 mijë eurove nga ekipi tjetër zviceran Lausanne.

Me afrimin e 26-vjeçarit ka shkuar në shtatë numri i lojtarëve shqiptarë që luajnë me ekipin kryeqytetas të Zvicrës, pasi pjesë e klubit janë edhe Marlind Kryeziu (mbrojtës), Hekuran Kryeziu (mesfushor), Toni Domgjoni (mesfushor), Izer Aliu (mesfushor), Bledian Krasniqi (mesfushor) dhe Lavrim Rexhepi (sulmues).

Përveç Kryeziut, Kullollit dhe Rexhepit, futbollistët e tjerë aktivizohen me përfaqësueset e moshave të Zvicrës, si U21, U19 dhe U17.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera