Sport

“Shqiptar je a?” – Historia interesante e Besart Berishës me Enis Alushin (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 11:37 | 07 June 2017

Dy futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës, Besart Berisha dhe Enis Alushi vijnë për të luajtur në vendlindjen e tyre pas një aventure të gjatë në Gjermani.

Besarti para se të pranonte ftesën e Kombëtares së Shqipërisë kishte luajtur për grupmoshat e reja me Kombëtaren e Gjermanisë, njëjtë veproi edhe Alushi duke lënë gjermanët për Kosovën.

Një histori interesante është zbuluar nga IndeksOnline, ku Besarti ishte takuar me kosovarin Enis Alushi në hotelin ku ishin grumbulluar atë vit të rinjtë e Gjermanisë.

-Advertisement-

Dy kosovarët nuk ishin njohur njëri me tjetrin, por gjatë një bisede të shkurtër ata e kuptuan se janë nga i njëjti vend.

Enisi iu kishte afruar Besartit duke pyetur për emrin dhe në atë qastë e kuptuan se janë shqiptar.

“Si e ke emrin?”

“Besart, po ti?”

“Enis”!

“A je shqiptar a?”

Dhe për një moment dy kosovarët janë ndier të lumtur dhe e përqafuan njëri-tjetrin.

Kjo ngjarje është treguar në ambientin e hotelit “Emerald” nga futbollistët e Përfaqësueses, Enis Alushi dhe Besart Berisha të cilët kundër Turqisë kanë mundësi të luajnë së bashku për herë të parë që nga viti ku luajtën me Kombëtaren e Gjermanisë..

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera