Sport

Shqipëria U19 zhvillon ndeshje si mysafire kundër Francës

Autori: Gazeta inFokus 10:34 | 10 November 2021

Kombëtarja e Shqipërisë në grupmoshat U19 do të zhvillojë sot ndeshje si mysafire kundër Francës, e vlefshme kjo për fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian Euro 2022.

Në ndeshjen e fundit të zhvilluar, Shqipëria shënoi fitore me rezultat minimal 1:0 ndaj Malit të Zi, kurse Franca e mposhti me rezultat 4:1 Kombëtaren e Meksikës, përcjell KosovaPress.

Shqipëria dhe Franca gjenden në Grupin 7 të këtyre kualifikimeve, së bashku me dy kombëtaret e tjera si ajo e Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

-Advertisement-

Në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, formë më të mirë ka treguar Franca ku ka regjistruar dy fitore, dy barazime dhe një humbje, krahas Shqipërisë që ka dy fitore dhe katër humbje.

Përballja e sotme do të jetë takimi i parë mes këtyre dy kombëtareve.

14:00 Franca U19 – Shqipëria U19

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera