Sport

Shqipëria sot luan me Lituaninë

Autori: Gazeta inFokus 10:23 | 14 October 2020

Kombëtarja e Shqipërisë ka udhëtuar drejt Lituanisë ku do vazhdojë ndeshjen e radhës ndaj Lituanisë në kuadër të Ligës së Kombeve ku janë pjesë e grupit të 4 me Bjellorusinë, Lituaninë dhe Kazakistanin.

Ndeshja do luhet në stadiumin “LFF stadium” në Vilnius me fillim nga ora 18:00.

Lojtarët dhe stafi kanë arritur në Lituani ku edhe janë akomoduar, dhe pritet që sot të zhvillohet një seancë e lehtë stërvitore e udhëhequr nga tekniku Reja ku edhe ka informuar rreth Abrashit, i cili sipas gjitha gjasave do mungojë pasi ka pësuar një lëndim në kavilje.

-Advertisement-

Gjë interesante është radhitja tabelare ku të gjitha ekipet e grupit të 4 kanë të njëjtat pikë me njëra tjetrën, respektivisht secila ka nga katër pikë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera