Sport

Shqipëria rrëmben futbollistin kosovar?

Autori: Gazeta inFokus 18:48 | 22 August 2018
Kombëtarja e Shqipërisë U17 sapo ka marrë një përforcim të bujshëm. Bëhet fjalë për talentin Fisnik Asllani, i cili më parë ka luajtur për ekipet e moshave të përfaqësueses gjermane.

Djaloshi me origjinë nga Kosova luan në repartin  e sulmit dhe sapo ka mbushur 16-vjeç.

Asllani, i cili aktivizohet në akademinë eskuadrës së Union Berlinit është një prej risive të trajnerit Mustedanagiç për miqësoret që kombëtarja jonë U17 do të zhvillojë në Loro Boriçi më datë 9 dhe 11 shtator ndaj përfaqësueses së Kosovës.

Lista e plotë akoma nuk është bërë publike, por pritet që trajneri boshnjak të na ketë rezervuar dhe shumë surpriza të tjera.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera