Shqipëria mbledh Këshillin e Sigurimit, Begaj: Jemi krah Kosovës

Autori: Gazeta inFokus
15:28 | 23 January 2023
Është mbledhur Këshilli i Sigurimit Kombëtar të Shqipërisë, ku presidenti Bajram Begaj tha se Shqipëria qëndron në krah të Kosovës për ruajtjen e paprekshmërisë dhe integritetit territorial.
“Shqipëria në krah të Kosovës për ruajtjen e paprekshmërisë dhe integritetit territorial të saj”, tha ai.
Gjatë kësaj mbledhjeje ku do të analizohet gjendja e sigurisë kombëtare dhe prioritetet për vitin 2023, u fol po ashtu edhe për situatën e sigurisë së Shqipërisë gjatë vitit që lamë pas.
Begaj tha se viti që lamë pas ishte i vështirë dhe sfidues për sigurinë kombëtare.
Ai përmendi edhe sulmin kibernetik nga hakerët iranianë, për të cilin tha se shkaktoi probleme në infrastrukturat digjitale.
Sa i përket agresionit të paligjshëm të Rusisë ndaj Ukrainës, presidenti shqiptar tha se ka shkaktuar krizën më të madhe të sigurisë në hapësirën euro-atlantike
“Efektet e këtij agresioni u shoqëruan me rritje të konsiderueshme çmimesh në sektorin ushqimor dhe të energjisë të cilat kanë shtrenjtuar dhe vështirësuar jetën e qytetarëve”, tha ai.

Të tjera
-
Arrestohen tre persona në aeroport, u kapën me barna të kontrabanduara
Janë arrestuar tre persona në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jas...
-
Kosova hapi Ambasadën në Malajzi, presidentja Osmani: Një dritare e re për vendin tonë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë sot në hapjen e Ambasadës ...
-
Rifillojnë punimet në sheshin “Xhorxh Bush” (PAMJE)
Sot kanë filluar përsëri punimet në sheshin “Xhorxh Bush”, në Prishtinë, shkr...
-
Osmani: Heqja e vizave për kosovarët nga Malajzia paraqet akt besimi dhe miqësie
Presidentja Vjosa Osmani është duke qëndruar në Malajzi. Sot ajo u takua me k...
-
A ka kush ta ndalë rritjen e çmimeve?
Herën e ardhshme kur të blini në furrën e lagjes apo të uleni për të pirë në ...
-
Mustafa: Të drejta reagimet e brengosja për lirinë e medias, por Kurti pa mediat s’do të vinte në pushtet
Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar pas publikimit të raportit të ...
-
Kuvendi njofton për seancën e nesërme konstituive, çfarë do të eksperimentojë Kurti këtë herë?
Kuvendi i Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar për seancën e r...
-
Krasniqi: Për katër vite me radhë, pushteti i Kurtit ka ushtruar presion dhe përpjekje të qëllimshme për të heshtur zërin kritik
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar pas...
-
MSH njofton se është nënshkruar memorandumi i mirëkuptimit për forcimin e bashkëpunimit në fushën e sëmundjeve ngjitëse
Ministria e Shëndetësisë dhe Qendra Evropiane për kontrollin dhe parandalimin...
-
Osmani përkujtoi 26-vjetorin e masakrës së Studimes
Presidentja Vjosa Osmani përkujtoi 26-vjetorin e masakrës së Studimes. Pre...
-
Dakaj: Urime, me sukses arritët që ta çoni Kosovën në fund të pusit në ranglistën globale të lirisë së mediave
Gazetari Shkelzen Dakaj ka reaguar ashpër pasi sot Kosova u rendit e 99ta, ap...
-
AGK reagon ndaj fushatës denigruese që partia e Kurtit po i bën organizatës dhe kryetarit Xhemajl Rexha
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar me shqetësim pas fushatës deni...