Sport

Shqipëria fiton ndaj Bjellorusisë në ‘Elbasan Arena’

Autori: Gazeta inFokus 19:03 | 10 April 2018

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka mundur sot në stadiumin “Elbasan Arena” ora 16:00 në ndeshjen e rradhës eliminatore kundërshtaren e saj në grupin e dytë ku bëjme pjesë, Bjellorusinë me rezultatin Shqipëria 1-0 Bjellorusia falë golit të shënuar në minutën e 88 nga Lucije Gjini, shkruan infokusi.

LEXO EDHE: Franca ndalon vënien e basteve për Skënderbeun

Me këtë trepikësh përfaqësuesja e femrave e drejtuar nga trajneri Armir Grima shkon në kuotën e katër pikëve në grupin eliminator për Kupën e Botës “Francë 2019”. Shqipëria e femrave ka bërë një ndeshjë të mirë duke e dominuar lojën ndaj kundërshtareve duke krijuar disa raste por pa mundur deri sa të vinte goli i fitores dhe rezultati i dytë pozitiv pas ndeshjes së para katër ditëve, ku morëm një barazim në Poloni, (1-1).

-Advertisement-

Shqipëria luajti me këtë formacion: Zani, Rrahmani, Bajraktari,Maliqi (’87 Lulaj), Elezaj, Morina, Krasniqi, Doci, Gjini, Maksuti (’61 Bajramaj), Franja (’44 Curraj)

Goli: Lucije Gjini ’88

Renditja e grupit 2:

Zvicra          15 pikë
Polonia        7 pikë
Skocia          6 pikë
Shqipëria    4 pikë
Bjellorusia   3 pikë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera