Shqipëria arrin rekord, ndër 25 shtetet e botës me çmimin më të lartë të naftës, shkaku…?
Autori: Gazeta inFokus 18:09 | 09 September 2021
Shqipëria futet në 25 shtetet me çmimin më të lartë të naftës dhe kjo lidhet me taksat e shumta që paguhen, duke u renditur në shtetet që kanë një nivel të lartë të ardhurash si Gjermania, Spanja, Luksemburgu apo dhe Spanja.
Ky është konkluzioni i nxjerrë nga një hulumtim i Open Data, e cila e krahason Shqipërinë si vendin e dytë në Ballkan me çmimin më të shtrejtë të çmimit të karburanteve, edhe pse jemi një vend që prodhojnë vetë naftë.
“Konkretisht shqiptarët paguajnë 5 lloj taksash mbi karburantet duke zënë kështu 60.1% të çmimit final të naftës. Aktualisht për 1 litër naftë, konsumatorët paguajnë 37 Lekë Akcizë për karburante, 27 Lekë/litër Taksë Qarkullimi dhe 3 Lekë/litër Taksë Karboni. Kësaj vlere i shtohet TVSH prej 20%, e cila po ashtu rëndon konsumatorin në masën rreth 33.4 Lekë/litër, duke bërë totalin prej 100.4 Lekë/litër vetëm taksa, pa marrë në konsideratë kosto të tjera të pikave të karburantit që operojnë në Shqipëri”, thuhet në këtë hulumtim.
Publikimi i plotë
Open Data Albania po hulumton mbi çmimin e naftës në Shqipëri dhe taksat që aplikohen mbi hidrokarburet, duke marrë në konsideratë krahasimin me vendet e Rajonit. Aktualisht çmimi mesatar i naftës në të gjithë botën është 109.7 Lekë/Litër apo 0.90 Euro/litër. Të gjitha shtetet kanë akses të njëjtë në tregjet ndërkombëtare të naftës, megjithatë po të vihet re në tabelën e mëposhtme ka diferenca të dukshme në çmim. Kjo vjen si rezultat edhe i taksave që aplikohen mbi hidrokarburet në secilin shtet.
Konkretisht, Shqipëria bën pjesë në 25 shtetet me çmimin më lartë të naftës në botë, rankuar më shtrenjtë se vende me nivel të lartë jetesë si Gjermania, Spanja, Luksemburgu, Austria dhe Hungaria. Sipas të dhënave, 5 vendet me çmimin më të ulët janë Venezuela, Irani, Arabia Saudite, Siria dhe Angola, të cilat konsiderohen si vende prodhuese të naftës ndërsa vendi me çmimin më të lartë është Hong Kong me 222.58 Lekë/liter, ndjekur më pas nga Suedia me 209.04 Lekë/litër, Izraeli me 199.9 Lekë/litër dhe Mbretëria e Bashkuar me 194.49 Lekë/litër.
Krahasuar me vendet e Rajonit, Shqipëria është rënditur si vendi i dytë me një diferencë të ngushtë të çmimit me Serbinë. Pavarësisht se Shqipëria është vend prodhues i naftës, përsëri çmimet janë shumë të larta krahasuar me vendet e rajonit të cilat nuk janë prodhuese. Arsyeja kryesore që çon në këtë nivel çmimi është niveli i lartë i lartë i taksave. Konkretisht shqiptarët paguajnë 5 lloj taksash mbi karburantet duke zënë kështu 60.1% të çmimit final të naftës.
Aktualisht për 1 litër naftë, konsumatorët paguajnë 37 Lekë Akcizë për karburante, 27 Lekë/litër Taksë Qarkullimi dhe 3 Lekë/litër Taksë Karboni. Kësaj vlere i shtohet TVSH prej 20%, e cila po ashtu rëndon konsumatorin në masën rreth 33.4 Lekë/litër, duke bërë totalin prej 100.4 Lekë/litër vetëm taksa, pa marrë në konsideratë kosto të tjera të pikave të karburantit që operojnë në Shqipëri.
Ndërkohë vendi me barrën më të ulët të taksave ndaj çmimit final që paguan konsumatori për 1 litër naftë, është Maqedonia e Veriut, ku taksat zënë 40.1% të çmimit final, pasi në çmimin final përfshihet vetëm Akciza prej 28 Lekë/litër dhe TVSH që është 18% e çmimit final. Konkretisht, për shkak të barrës së lartë tatimore, një konsumator final i produktit të naftës paguan 35% më shumë për blerjen e 1 litër naftë, krahasuar me një konsumator maqedonas.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...