Lajme

Shqipëri: Vdes i moshuari pasi goditet nga rrufeja, ishte duke kullotur bagëtitë

Autori: Gazeta inFokus 23:05 | 23 August 2023

Ka mbetur i vdekur një 70 vjeçar me iniciale R.K si pasojë e goditjes nga rrufeja.

I moshuari po kulloste bagëtitë në momentin tragjik.

Ngjarja ka ndodhur në bjeshkët e Gramës në Dibër, sot rreth orës 15:30.

-Advertisement-

“Rreth orës 15:30, në bjeshkët e Gramës në Dibër, shtetasi R.K., rreth 70 vjeç, duke kullotur bagëtitë, dyshohet se është goditur nga shkarkesa elektrike (rrufe) dhe për pasojë ka humbur jetën”, ka thënë policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë thuhet se është duke vijuar punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /Klankosova.tv

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera