Shqetësimet për sigurinë në veriun e Kosovës mes debateve për zgjidhje politike
Autori: Gazeta inFokus 21:38 | 06 February 2023
Shefi i misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, shprehu shqetësimin të hënën për situatën e brishtë në veriun e vendit të banuar kryesisht nga pjesëtarët e pakicës serbe.
Situata mbetet e tensionuar në veri, pasi fuqitë perëndimore ndihmuan në zgjidhjen e një situate të tensionuar në muajin dhjetor, përgjatë të cilit grupe serbësh bllokuan rrugët kryesore për të protestuar kundër arrestimit të një ish-oficeri të policisë nga radhët e komunitetit serb.
“Mendoj se kjo ishte kriza më serioze me të cilën është përballur Kosova në veçanti veriu i saj për dhjetë vitet e fundit”, i tha agjencisë së lajmeve Associated Press, Lars-Gunnar Wigemark, shefi i misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë.
Ai tha se situata mbetet e paqëndrueshme dhe paralajmëroi se kriza mund të përshkallëzohet lehtësisht.
Rreth 130 pjesëtarë të policisë së EULEX-it dhe rreth 160 policë shqiptarë po kujdesen për sigurinë në zonë, përfshirë edhe patrullimet më këmbë, pasi të gjithë përfaqësuesit etnikë serbë dhanë dorëheqjen nga postet e tyre në muajin nëntor.
Qeveria në Prishtinë ka thënë se nuk do të lejojë rikthimin në detyrë të oficerëve të policisë që kanë dhënë dorëheqjen dhe në vend të kësaj do të mbushë boshllëkun me pjesëtarë të policisë nga pjesë të tjera të vendit, derisa të punësohen oficerë të rinj nga pakica serbe.
Mosmarrëveshjet midis Serbisë dhe Kosovës kanë mbetur një burim paqëndrueshmërie në Ballkan edhe 24 vjet pas luftës që përfundoi me ndërhyrjen e NATO-s.
Kosova në vitin 2008 shpalli pavarësinë më mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore evropiane, të cilën Beogradi i mbështetur nga Rusia dhe Kina refuzon ta njohë.
“Jemi të pakompromis në sundimin e rendit dhe ligjit, në mbrojtjen e tërësisë tokësore dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës, në jetën dhe pasurinë e qytetarëve në atë rajon. Për këto çështje nuk mund të ketë kompromis. Absolutisht nuk duam një konflikt të ri në Kosovë”, i tha agjencisë së lajmeve Reuters, ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla, i cili akuzoi Serbinë dhe Rusinë se po përpiqen të destabilizojnë vendin nëpërmjet grupeve kriminale në veri.
NATO-ja ka ende rreth 3 mijë e 700 trupa në terren dhe ka bërë thirrje për ruajtjen e paqes duke paralajmëruar se do të ndërhyjë nëse rrezikohet siguria.
Diplomatët perëndimorë kanë shprehur shqetësimin për një konflikt të mundshëm nëse Kosova dhe Serbia nuk do të nënshkruajnë një marrëveshje paqeje afatgjatë të propozuar nga Bashkimi Evropian dhe të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.
“Ne vetëm mund t’i inkurajojmë të dyja palët, si Beogradin dhe Prishtinën, që me të vërtetë të bëjnë maksimumin. Kjo është shumë e rëndësishme, mendoj, që të dyja palët nuk po e bëjnë këtë. Mendoj se si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë, është thelbësore të ecin drejt integrimit në Bashkimin Evropian”, tha shefi i EULEX-it.
Muajin e kaluar, të dërguarit e Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian, Gjermanisë, Francës dhe Italisë u takuan me udhëheqësit e të dyja vendeve për t’i bindur ata që të nënshkruajnë një marrëveshje që synon të zbusë tensionet e vazhdueshme.
Diplomatët perëndimorë u thanë të dyja palëve se duhet të deklarojnë deri në mars nëse pranojnë një plan ndërkombëtar për të normalizuar marrëdhëniet ose do të përballen me pasoja. /VOA
Të tjera
-
Mbesa e lumtur për rikthimin e gjyshit president
Donald Trump është betuar sot si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara t...
-
Von der Leyen: BE-ja pret të punojë nga afër me Trumpin
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e uroi Donald Trumpi...
-
Memli Krasniqi: Bedri Hamza do të përfundoj autostradën e Gjilanit-Albin Kurti as fabrikën e keçapit nuk e bëri e po bën autostradën
Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës(PDK), Memli Krasniqi në emisionin Ru...
-
Memli Krasniqi: Kësaj radhe do të kemi mbështetje shumë më të madhe nga mërgata
Krytari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, në emisionin ...
-
Daut Haradinaj: Zëri i çjerrë i Albinit dëshmon panikun që e ka kapur
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Vizita në SHBA – Shkëlqim Devolli në Capitol, me përcjellje të Shërbimit Sekret
Shkëlqim Devolli, ka qenë nën shoqërimin e njerëzve të afërt të presidentit, ...
-
Memli Krasniqi viziton luftëtarin e UÇK-së në Malishevë: Në qeverisjen e PDK-së veteranët do të trajtohen me dinjitet
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar në Mali...
-
Kallas uron Trumpin: Bashkë jemi më të fortë dhe më të sigurt në trajtimin e sfidave globale
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e uroi Dona...
-
Ferat Shala fton qytetarët të mbështesin Betim Gjoshin në zgjedhjet e 9 shkurtit : Një djalë i palodhur dhe i përkushtuar
Kandidati për deputet me numër 16 nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovë...
-
Bedri Hamza në Dragash: 131 është numri që garanton një Kosovë ma të mirë
Bedri Hamza, kandidati i PDK-së për Kryeministër, sot ka mbajtur një tubim ed...
-
Rutte uron Trumpin: Së bashku mund të arrijmë paqe përmes forcës
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte, e ka uruar presidentin e 47-të ...
-
Haradinaj: Kosova pjesë e Aleancës së Perëndimit e jo izolimit
Kryetari i AAK dhe kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka thënë se ...