Fokus

Shpërthim i fuqishëm në Pejë, dyshohet për të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 10:13 | 11 October 2024

Në orët e mëngjesit në Pejë është dëgjuar një shpërthim i madh.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka thënë për Infokus se po dyshohet se ka shpërthyer një cisternë, mirëpo ende janë vetëm dyshime.

Sipas tij policia është në vendin e ngjarjes duke bërë hetimet e nevojshme dhe ende nuk dihet nëse ka të lënduar.

-Advertisement-

“Rreth orës 09:14 policia është njoftuar se në rrugën “Tahir Zemaj” ka ndodh një shpërthim dyshohet se ka shpërthyer një cisterne, mirëpo ende nuk është e sigurt. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet kompetente dhe janë duke hetuar rastin. Nuk kemi ende informata për të lënduar por ka dyshime se ka”, tha Gashi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera