Sport

‘Shpërthen’ festa e tifozëve të Dritës në Nyon të Zvicrës pas fitores në Ligën e Kampionëve (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 22:00 | 08 August 2020

Drita është kualfiikuar në finalen e rundit preliminar të Ligës së Kampionëve pas fitores kundër kampionit të Andorrës, Inter d’Escaldes.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Colovray Stadium”, në Nyon të Zvicrës, kampionia e Kosovës fitoi me rezultat të ngushtë, 2:1.

Eurogolat e shënuar nga Xhevdet Shabani (’21) dhe Hamdi Namani (’45) ia siguruan kualifikimin tutje skuadrës së Ardian Nuhiut.

-Advertisement-

Golin e vetëm dhe të nderit për Inter d’Escaldesin e realizoi Emili Garcia në minutën e 29-të të ndeshjes.

Pas ndeshjes, ka “shpërthyer” festa e tifozëve të Dritës, “Intelektualët”.

Dhjetëra tifozë gjilanas kanë udhëtuar drejt shtetit helvetik, derisa pas ndeshjes kanë nisur të festojnë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera