Auto&Tech

Shpërndanin informacione të rreme për Covid-19, Facebook fshin mbi 7 milionë llogari

Autori: Gazeta inFokus 10:44 | 12 August 2020

Në kaudër të një operacioni kundër lajmeve të rreme, Facebook njoftoi të martën se ka fshirë më shumë se 7 milionë llogari, për shkak se shpërndanin informacione të rreme rreth koronavirusit.

Facebook e bëri njoftimin si pjesë e një raporti standardesh të paraqitura nga kompania në vitin 2018, në përgjigje të kritikave se ishte treguar e butë në aspektin e kontrollit të përmbajtjes që postonin përdoruesit në platformat e saj.

Gjatë tremujorit të dytë, gjigandi i mediave sociale hoqi rreth 22.5 milion postime që përmbanin gjuhën e urrejtjes, nga 9.6 milion në tremujorin e parë. Ajo fshiu gjithashtu 8.7 milion postime të lidhura me organizatat ekstremiste, krahasuar me 6.3 milion në periudhën paraardhëse.

-Advertisement-

Facebook tha se tani mbështetej më shumë se më parë në teknologjinë e automatizimit për të kontrolluar përmbajtjen e postimeve pasi në zyrat e kompanisë kishte më pak njerëz për shkak të pandemisë COVID-19.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera